fbpx
Lajme

Limaj pohon se Nisma e ka kaluar pragun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përsëritur qëndrimin se partia e tij, në koalicionin me AKR-në e PD-në, ka kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind në zgjedhjet e 6 tetorit.

Edhe pse sipas të dhënave publike, kjo parti është nën prag, Limaj ka thënë se sipas rezultateve aktuale, Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit.

“Nisma dhe koalicioni është parti parlamentare”, ka thënë ai duke vazhduar se procesi zgjedhor kishte nisur mirë më 6 tetor, por “problemet u shfaqën në pjesën e dytë të zgjedhjeve”.

“Të flas për procesin si tërësi. Dita e zgjedhjeve, ishte ditë jashtëzakonisht e mirë, kur procesi u var nga qytetarët që iu përgjigjën obligimit. Pati dalje masive, ishte dalja më e madhe, me ndonjë incident sporadik apo problem teknik. Dita e 6 tetorit ishte ndër ditët më të mira. Deri sa ishte i varur nga qytetarët, dalja, pjesëmarrja, votimi, gjithçka shkoi në rregull. Problemet u shfaqën në pjesën e dytë të zgjedhjeve. Problemi që hasëm ishte pas mbylljes së kutive kur nisën të vijnë rezultatet”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Sipas Limajt, problemi më i madh ishte gabimi në formularët e vendvotimeve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close