Haki Abazi: VV i ka 32 deputetë, s’lejojmë deformim të rezultateve
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi ka deklaruar se Albin Kurti do të jetë kryeministër i Republikës.
Sipas tij, LVV është e para në listën e subjekteve më të votuar nga qytetari më 32 kuvendarë dhe LDK është e dyta e cila është votuar poashtu për premtimin e ndryshimit të madh dhe përjashtimit të hajnisë dhe korrupsionit nga sistemi shtetëror qeverisës.
Abazi theksoi se ky është verdikti i 6 Tetorit 2019.
“Në fakt, këto zgjedhje ishin pastrimi higjenik i spektrit politik, njollat e mbetura pastrohen herën tjetër sepse kanë që të thella dhe të moçme e nuk hiqen krejtësisht e plotësisht me pastrimin e parë.
Defektet e mundeshme të sistemit elektoral nuk munden të rregullohen duke e dëmtuar dhe deformuar verdiktin e sovranit pukërisht nga ata që kanë përdorur këtë sistem për ta mbajtur peng vendin. Sistemi elektoral duhet të minimizojë hapsirën për intervenim nga dora e njeriut por duke e bërë sistemin sa më të pavarur dhe automatik dhe jo duke bërë deformin dhe inxhiniering të rezultateve”, është shprehur ai. /Indeksonline/