EKSLUZIVE: Kurti dhe Mustafa i ndajnë postet ministrore
Për pak çaste pritet të fillojë takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.
Burime të Gazeta Blic, brenda këtyre dy partive politike, bëjnë me dije se temë e vetme që do të diskutohet në këtë takim, është ndarja e ministrive.
“Do të ketë vetëm një temë të diskutimit, ndarja e ministrive. Pritet që përfundimisht të caktohet se cila ministri cilës parti i takon”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.
Tutje, ai tha se pritet që disa prej zyrtarëve të partive, për të cilët Albin Kurti dhe Isa Mustafa, e kanë të qartë se do t’i bëjnë ministrive, do të kumtohen mes vete, duke ia bërë të ditur njëri-tjetrit, për disa nga ministrat e ardhshëm të qeverisë Kurti.
“Disa tashmë janë caktuar. Në këtë takim të dy kryetarët e partive do ia thonë njëri-tjetrit emrat e atyre personave që ata janë të sigurtë që do të jenë ministra të qeverisë së re”, ka përfunduar ky takim.
Kurti dhe Mustafa, kanë pasur një sërë takimesh të mëhershme, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.