fbpx
Lajme

Rron Gjinovci: Izraeli po i shtyp palestinezët, në Gaza i ka kidnapuar 2 milionë vetë

Aktivisti Rron Gjinovci ka deklaruar se Izraeli po i shtyp palestinezët, duke i mbyllur në një zonë të ngushtë mbi 2 milionë banorë.

Ai ka deklaruar se forma e trajtimit të palestinezëve është e ngjashme me atë të kampeve të përqendrimit ku janë mbajtur izraelitët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Izraeli është problematik, vend demokratik që i shtyp miliona njerëz të paktën në Gaza i ka kidnapuar 2 milionë vetë. Gaza është e rrethuar, ka pasur restrikcione shumë…Bota ka qenë negjilzente për Palestinën, 2 milionë njerëz janë të rrethuar në kamp përqendrimi. I kanë rrethuar dhe s’i lënë të jetojnë si duhet, e kjo ndodh në sytë e botës”, ka deklaruar Gjinovci.

Ndërsa, ai ka theksuar tutje se sulmi në Izrael mund të jetë i shtyrë nga Rusia për ta larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close