fbpx
Lajme

Kryeministri Kurti edhe sot e ka shmangur një bisedë telefonike me një zyrtar të lartë amerikan

Pas tensionimit të raporteve mes Qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane rreth taksës, kryeministri i Kosovës e kishte pasur të caktuar një bisedë me Sean Cairncross, drejtor i MCC, i caktuar nga Donald Trump, por burimet thonë se i është shmangur kësaj bisede. Kjo bisedë nuk është zhvilluar deri në orët e mbrëmjes. MCC po planifikon t’i suspendojë investimet e parapara në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shpërfillur sot një pjesë të rëndësishme të agjendës së tij ditore.

Shefi i ekzekutivit kosovar e kishte të caktuar për të premten një bisedë serioze telefonike, por atë nuk e ka realizuar.

Numri një i qeverisë së Kosovës i është shmangur një telefonate nga udhëheqësi i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), një agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që derdh miliona dollarë ndihma në Kosovë.

Kurti nuk ka pranuar të bisedojë me kreun e MCC’së, Sean Cairncross, ka mësuar Gazeta Express, nga burimet e veta.

Sipas burimeve të besueshme të Gazetës Express, zyrtari i lartë amerikan e ka thirrur Kurtin disa herë gjatë ditës – por kryeministri i Kosovës nuk e ka hapur telefonin.

Biseda e shefit të MCC’së me Kurtin, të cilën shefi i ekzekutivit kosovar e ka injoruar, ka qenë e paraparë për të trajtuar të ardhmen e bashkëpunimit mes agjencisë qeveritare amerikane dhe qeverisë së Kosovës.

MCC ka planifikuar të investojë në Kosovë dhjetëra miliona dollarë, në projekte të ndryshme në vend.

Sipas burimeve të Gazetës Express, në bisedën me Kurtin, që nuk u realizua, Cairncross planifikonte t’i thoshte diçka shumë me rëndësi kryeministrit të Kosovës.

Cairncross, i caktuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, në krye të MCC’së, do t’i thoshte Kurtit se nëse vazhdon që të mos e dëgjojë apelin e Shteteve të Bashkuara për heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, Amerika do t’i bllokojë fondet për projektet e planifikuara, ka mësuar Gazeta Express nga burimet e saj të besueshme. /Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close