Lajme
Kurti me një videomesazh për mërgimtarët: Ju e deshët Kosovën edhe atëherë kur nuk ju përfillën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vjen me një videomesazh në kuadër të mbështetjes së mërgatës për tejkalimin e COVID19.
Kurti përmes kësaj video falenderon bashkatëdhetarët, duke thënë se saher Kosova ka pasur nevojë mërgimtarët kanë qenë afër saj, shkruan Reporteri.net
“Ju e deshtët Kosovën edhe atëherë kur nuk ju kanë përfillur, në raste kur iu ka bërë gati e pamundur votimi nga jashtë apo edhe duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Kurtit theksoi se kjo mbështetje e jashtëzakonshme e secilit po e shtyjnë Qeverinë ti vazhdojë ndryshimet rrënjësore.