fbpx
Lajme

Tinëzisht dhe natën | Kurti shfrytëzoi vëmendjen te “Afera Zdravo” për t’u tërhequr nga veriu i Kosovës

Mbrëmë në mënyrë tinëzare, Albin Kurti shfrytëzoi momentin kur i gjithë opinioni publik ishte sy e veshë kah afera “Zdravo” për ta nisur tërheqjen e forcave të njësisë speciale të Kosovës nga veriu i vendit.

Larg syve të publikut, Kurti tinëzisht dhe nëpër terr e nisi reduktimin e trupave policore në veri të vendit pas marrëveshjes me BE-në.

Madje, as gjatë ditës së sotme, Kurti nuk foli për këtë temë, meqë në Kuvend kishte përleshje ndërmjet ministrave të tij dhe deputetëve të PDK-së.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat se vendimi i Qeverisë ka nisur të implementohet.

“Pas marrjes së vendimit të Qeverisë nga ana e menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet”, tha ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë rënë dakord për hapat që do të hidhen për shtendosjen e situatës në veri.

BE thotë se ata janë dakorduar për zvogëlimin e menjëhershëm të prezencës së policisë brenda dhe përreth ndërtesave komunale, vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot përmes një postimi në Twitter ka njoftuar sesi do të zbatohet në dy javët në vazhdim marrëveshja e Bratisllavës, për shtendosjen e situatës në veri, që u arrit të hënën mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak.

Sipas kalendarit të publikuar nga kryeministri Kurti, në javën e parë parashihet që Qeveria e Kosovës të shpallë publikisht gatishmërinë për të punuar në drejtim të shtendosjes së situatës, duke përfshirë reduktimin e menjëhershëm për 25% të prezencës së policëve brenda dhe rreth ndërtesave komunale.

“Qeveria e Kosovës shpall publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të shtensionimit të situatës si dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund të eskalojnë situatën në veri të vendit. Kjo përfshinë reduktimin e menjëhershëm për 25% të prezencës së policëve që gjenden brenda dhe përreth ndërtesave komunale”, thuhet në kalendarin e publikuar nga Kurti.

Si vazhdimësi e javës së parë, theksohet që Policia e Kosovës të kryejë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe KFOR-in. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close