fbpx
Lajme

Si tentoi Bedri Krasniqi të ikte nga burgu duke krijuar ‘armë’ nga pasta e dhëmbëve dhe plastika e shkrirë

Bedri Krasniqi, është liruar sot nga akuzat për vrasjen e dy policëve të tjerë në vitin 2004 në mungesë të provave.

Krasniqi para rreth katër vitesh, kishte tentuar të arratisej nga Burgu i Sigurisë së Lartë dhe kishte ndërtuar një objekt në formë të revoles, të cilën planifikonte ta përdorte gjatë ikjes duke i kanosur zyrtarët e burgut.

Atë kohë, mediat kishin publikuar një foto të revoles së improvizuar të Krasniqit e cila ishte ndërtuar me pasta dhëmbësh dhe plastikë të shkrirë.

Në dukje të parë, “revolja” krijonte përshtypjen e një arme të vërtetë zjarri, mirëpo kjo ishte zbuluar përpara se Krasniqi të niste realizimin e planit të arratisjes.

Gardianët kishin marrë informacion me kohë për një tentativë të mundshme të Bedri Krasniqit dhe kishin marrë të gjitha masat e duhura duke shtuar sigurinë brenda dhe jashtë burgut të Dyzit.

Për këtë plan të Krasniqit ishin në njohuri edhe agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës si dhe ata të Policinë e Kosovës.

Por ndryshe nga ky plan i dështuar, Bedri Krasniqi në vitin 2018 kishte arritur të ikte nga Burgu i Dubravës për tu arrestuar sërish pas dy viteve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close