fbpx
Lajme

“I vetmi njeri që nuk e ka tradhtuar Saim Tahirajn, është Vul Mirqiqi, komandant i milicisë së shërbimit sekret në Deçan”

Saim Tahiraj njihet për gjuhën e tij degraduese ndaj figurave të shquara të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duke u thirrur si shok i Heroit Sali Çekaj ai vazhdimisht e ka keqpërdorur emrin e tij duke goditur nën brezë luftëtarët e tjerë të lirisë. Ai nëpërmjet mediumit Bota SOT, ku tanimë edhe është vërtetuar nga përgjimet telefonike se Xhevdet Mazrekaj ishte në lidhje me UDB-në para dhe gjatë luftës, ai nuk heziton të njollosë figurat e shquara të lirisë. https://epilogu.com/dosja-dhe-pergjimet-sekrete-te-1998-bisedat-telefonike-mes-agjentit-serb-dhe-pronarit-te-botes-sot/

Saim Tahiraj kishte shpifur rëndë edhe ndaj luftëtarit të zot, Nasim Haradinajt.

Nasim Haradinaj kishte thënë se shumë prej shokëve të Tahirajt kishin përfunduar në burg, derisa një gjë e tillë nuk kishte ndodhë edhe me Saimin.

“Ne e kemi një Saim Tahiraj që thotë që ka qenë shok i ngushtë më Sali Çekajn. Ai para se të ishte shok i Çekajt, ishte shok i imi në ilegale. Kam qenë kryetar i tij, ai as në grup nuk ka qenë por ka pasur një afishe. A din sa interesant është se ai thotë një herë që më ka tradhtuar Nasim Haradinaj. Ai thotë që e ka tradhtuar një Ismet Haziri, bashkëfshatar, që ai e ka angazhuar. Interesant Ismeti ishte në burg, ai nuk ishte në burg. Pastaj, thotë se e ka tradhtuar Mentor Kaqi, që ishte në grup me të, Mentori në burg, ai hiq”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, Tahirajn e kishte “tradhtuar” edhe Sali Çekaj, pasi ky i fundit kishte shkuar në grupin e Haradinajt.

“E tradhtoi edhe Sali Çekaj se Saliu erdhi me mua. Më vështirë e ka pasur Sali Çekaj të bëhej me mua, apo Saimi që më ka pasur shok. Ose të paktën, nëse Saimi e ka ditur se unë apriori jam tradhtar, ai ka bërë krim që e ka lejuar shokun e tij të vinte me mu, të bëhej bashkë-tradhtarë. Kurrë nuk do ta lejoja një shok timin, të bashkohej me një njeri që do të mendoja se ishte i keq. Ose do të kisha shkuar me të aty”, ka thënë nënkryetari i OVL të UÇK-së.

Haradinaj ka treguar se cili ishte personi i vetëm që nuk e kishte tradhtuar Saim Tahirajn.

“I vetmi njeri që nuk e ka tradhtuar Saim Tahirajn, është Vul Mirqiqi, komandant i policisë së shërbimit sekret në Deçan, vrastar, që me vëlla të tij ka shitur telefona satelitorë që shiteshin deri në 2 mijë marka. Ai nuk e ka dekonspiruar ende. Por, është drojë që Vula vjen në burg, e Saimi shpëton. Aq finok është”, ishte shprehur Nasim Haradinaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close