fbpx
Lajme

Ndryshimi i qëndrimeve të VV’së për situata të njëjta: Zgjedhjet e reja s’kanë bazë kushtetuese

Tash rreth 6 vitë më vonë situata politike në vend është ndryshe. VV është partia më e votuar në vend, por në anën tjetër janë bërë bashkë LDK-AAK-Nisma për të bërë qeverinë. Por, krejtë ndryshe nga ajo që thoshte në vitin 2014, lideri i VV’së, Albin Kurti, po thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasi vetëm partisë së tij si parti e parë i takon ta udhëheq qeverinë, dhe jo shumica parlamentare.

Kurti në vitin 2014, kur PDK kishte dalë partia më e votuar në zgjedhje, thoshte se qeverinë duhet ta bëjë shumica parlamentare. Në atë kohë, bashkë ishin bërë LDK-AAK-Nisma, dhe VV i mbështeste që ta bënin qeverinë, por Gjykata Kushtetuese ja kishte njohur të drejtën PDK’së të provonte të bënte qeverinë.

Kurti deklaronte se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm, pasi po e pengon shumicën parlamentare ta bëjë qeverinë, shkruan Reporteri.net.

“Në Kosovë nuk kemi ngërç institucional, por kemi shtet të kapur, i cili po e pengon shumicën parlamentare që t’i formojë institucionet e reja. Koalicioni LDK-AAK-Nisma, realisht nuk është bllok, por realisht PDK po e bllokon shumicën parlamentare, e ku bën pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ajo e ndërseu kryetarin e Gjykatës Kushtetuese i cili realisht na e mori Kuvendin, këtë vend të deputetëve. Prandaj, vendimi i padrejtë dhe absurd i Gjykatës Kushtetuese për neve të Lëvizjes Vetëvendosje është i papranueshëm”, thoshte Kurti.

Sipas kreut Kurtit, në vitin 2014 Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhje të reja, por për qeverisje të shumicës parlamentare.

Ndërsa tani, kur shumica parlamentare është bërë bashkë kundër Kurtit, ai po e kundërshton ashpër, duke thënë se po i bëhet puç për të ja marrë pushtetin.
“Kosova sot nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por ka nevojë për qeverisjen e shumicës parlamentare. Zgjedhjet e reja nuk kanë kurrëfarë baze ligjore e kushtetuese”, kishte thënë Kurti. /Reporteri.net

https://video.gjirafa.com/video-1587555415-mp4

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close