fbpx
Lajme

Haliti: Adem Jashari ishte nervozuar, nuk arriti t’i bëj letrat e të dal në perëndim, ishte dekonspiruar

Njëri nga eksponentët kryesor të lëvizjes çlirimtare z. Xhavit Haliti në një emision të mëhershëm për RTV Dukagjini kishte folur edhe për qëndrimin në hotelin e famshëm Rogner, por edhe për qëndrimin e komandantit legjendar Adem Jashari në Shqipëri pas vitit 1990 dhe arrestimet nga shteti shqiptar.

Kush e ka ditë atë kohë në Tiranë kush është Adem Jashari, leje bre se as Sali Berisha se ka ditë, unë e dij se ne kemi ndejtë me Ademin, këta janë kanë një grup që kanë ushtru një muaj ditë në Surrel, janë dekonspiru menjëherë, si janë ardhë në Deçan a ka janë ardhë i ka arrestu UDB-a, nuk du me akuzu kërkon. Ne kemi prirje me dekonspiru edhe veten, kshyri fotot në Tiranë, mbi Skënderbeun, ti kur shkon me u përgaditë në një shtet, Shqipëria nuk ishte në luftë atëherë…”

Më tutje në pyetjen e gazetarit se grupi i Zahir Pajazitit nuk është dekonspiru, Xhavit Haliti përgjigjet “krejt janë dekonspiru, gjithë kanë qenë të dekonspirum, për mu, por Ademi përderisa s’ka mujtë me u kthy në Kosovë, ka nejtë në një shtëpi, ka qenë e oficerëve të vetmum në Tiranë, e ka pas një dhomë aty, derisa gjitha përpjekjet e tij në atë kohë ka qenë me ia rregullu dokumentet, siç ia kemi rregullu disa të tjerëve edhe me dalë perëndim. Nuk ka arritë, u nervozu me njerëz të cilët ka pas besim dhe është kthy në Kosovë, nuk e dij kush i ka ndihmu me qitë (andej kufinit), në Tiranë polici është polic edhe në Kukës polici është polic, nëse të sheh me armë ai e ka obligim me të kontrollu

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close