fbpx
Lajme

Nasim Haradinaj: Po, unë kam vra ushtarë serbë, këtë e din Gjykata Speciale

Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk do të organizojnë protesta pas paralajmërimeve të Gjykatës Speciale që mund të bëjnë arrestime këto ditë.

Ai ka thënë se duhet me protestua ata që e kanë formua Gjykatën Speciale, derisa shton se OVL-UÇK gjithmonë ka treguar se sa e dëmshme është kjo Gjykatë.

Haradinaj tutje është shprehur se me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër i Kosovës do ta përkrahin fuqishëm për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ushtari nuk ka tjetër detyrë, o ka me u vra, o ka me vra”, ka thënë Haradinaj në një emision televiziv.

“Një luftëtar i jemi çka ka më thënë për mua, kom vra serbë, po kom vra, për çka kam ardhë unë prej Suedisë. Gjykata Speciale e dinë që unë kom vra ushtarë serbë. Çka ka me i kallëzua dikush Gjykatës Speciale, i kallëzoj unë”, tha tutje Haradinaj, i cili mendon se EULEX-i dhe UNMIKU kanë krijuar dëshmitarë pasi thotë se nuk ka asnjë dëshmitarë që dëshmon në Gjykatën Speciale. ka thënë Hasani.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close