fbpx
Lajme

Syla: Sa e ka rrah kjo dorë Nazim Bllacën, e kam rrah shumë për shkak të borxhit

I dënuari në rastin Bllaca, i cili e ka mohuar fajsinë, Shaban Syla kishte treguar disa detaje edhe në një dokumentar te Drejtësia në Kosovë, por edhe në seancën gjyqësore se si e kishte rrahur agjentin tanimë të konfirmuar të BIA-s serbe – Nazim Bllacën.

“Atë njoftësi e kam kështu, kishte qenë duke ndejtur me Shpresim Ukën tek restorant Rugova, me Shpresim Ukën dhe një vajzë që nuk dua t’ia përmend emrin është sebep i imi, aty e kam pa Nazim Bllacën dhe e kam thirrë Shpresimin, nuk jam shku me ju folë po e kam thirrë Shpresimin, i kam thanë Shpresim si rrin me këtë shpiun. Shpresimi megjithatë nuk e kish njoftë. Kam ndejtë disa herë dhe në fund e kam ba një pazar me to. Nazim Bllacën, publikisht po e them, publikisht e kam thanë edhe në Gjykatë, sa e ka rrah kjo dorë edhe Nazim Bllaca e ka pas frikën nga unë, e kam rreh shumë Nazim Bllacën, jo a e ke rreh po e kom rreh shumë, e kom rreh gjatë asaj periudhe sa mi ka pas paret borxh. Shpresim Uka ia thotë këtë Gjykatës, thotë vetëm një gabim e kom ba në jetën time, thotë që e kam nxjerr nga Shaban Syla kur ishte duke e rrahur. A e di sa ka borxh Nazim Bllaca… (Shaban Syla përmend njerëzit deri në 220 mijë euro që Bllaca ua ka borxh).

Gazetari hulumtues Visar Duriqi kishte nxjerr para pak vitesh emailat sekret të Nazim Bllacës duke komunikuar me prokurorin e krimeve të luftës së Serbisë – Stankoviq.

Visar Duriqi ishte edhe nxënës i Nazim Bllacës, por në një emision për Drejtësia në Kosovës kishte treguar disa detaje interesante për rastin Bllaca.

Pjesa e madhe e gazetarëve kanë qenë të interesuar me ba fast-food artikuj, një aktakuzë me siguru me ia qitë titullin ekskluzive, një proces gjyqësor me shku me përcjellë edhe me thanë ekskluzive, m’u s’më ka interesuar ajo pjesë, mu më ka interesuar me hulumtu në mënyrë të pavarur personalitetin e tij, qysh mundet një njeri me kanë burim i aktakuzave për krime lufte, për krime paslufte, për vrasje politike, për krime financiare. Qysh mundet një njeri me kanë kaq i kllonum në shumë vende, me kanë sa n’luftë, sa n’krime financiare… edhe e kam pa që kredibiliteti i tij, vetëm përfshirja në gjithë këto storie kallxon që është mashtrim. Unë mendoj që t’u i pa storiet dhe t’u e pa komunikimin e tij të drejtpërdrejtë me Stankoviqin, ku i thotë “muj me dal me i kërku falje Azem Sylës”, t’kallxon që storia e tij është e trillume. Nuk mujna na me vazhdu tash me u ba kokëfortë si EULEX-i kur dalin 6 të akuzuar dhe thojnë është ka rren, edhe EULEX-i në fund thotë, jo more ky e ka mirë. Unë e kam thanë edhe më herët me dikend në bisedë, praktikisht kur po e shoh EULEX-in po më duket ma i keq se ISIS-i, të paktën ISIS-i me sheriatin islam kërkohen të paktën katër dëshmitarë, EULEX-it po i vyn vetëm një dëshmitar me i denu 10 vetë. Me një person me i denu një grup të njerëzve e me i quajt grup kriminal. Ky grup vetëm ka shitë toka“.


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close