Konjufca: Mësuesi i Milaim Zekës ka qenë i pandërgjegjshëm, duke i lënë 2-sha
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i ka replikuar deputetit të NISMA-s, Milaim Zekës, pasi ky i fundit deklaroi se të gjithë mësuesit janë të ndërgjegjshëm.
Megjithatë Konjufca mendon se mësuesi i cili e ka mësuar Milaim Zekën, dhe që e ka notuar me nota dyshe, ka qenë një mësues i pandërgjegjshëm.
“Milaim Zeka e ngriti problemi se a ekzistojnë mësues të pandërgjegjshëm. Unë besoj se mësuesit janë të ndërgjegjshëm, por ndoshta ndonjë mësues ka qenë i pa ndërgjegjshëm që ia ka lënë Milaim Zekës dysh. Dhe ky me këta dysha ka ardhur deri në Kuvend”, ka deklaruar Konjufca, raporton Periskopi.
Konjufca ka thënë se të gjitha hallkat e arsimit në Kosovë janë në gjendje të keqe, dhe thotë që vendimi i Haradinajt për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Akreditimit, nuk është që e ka dëmtuar cilësinë e arsimit.
“Nuk është që ky vendim i Haradinajt, e ka prishur cilësinë e arsimit në Kosovë. Është absurde të mendohet që shkollat fillore janë të mira, por të mesmet janë të shkëlqyeshme. Arsimi është kompakt, dhe secila hallkë është kompakte. Ne të gjitha hallkat e sistemit i kemi keq”, ka shtuar Konjufca.
Debati i vitit 2018/Periskopi/