Lajme
SHBA-ja ndihmon Kosovën edhe me 500 mijë dollarë në betejën ndaj koronavirusit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë të tjerë për Kosovën në betejën me koronavirusin. Ndihma e re vjen pas 1.1 milionë dollarëve të ndarë në fund të muajit mars.
“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar një pako globale ndihmëse të re të Departamentit të Shtetit dhe USAID-it për t’u përballur me koronavirusin. Për Kosovën kjo pako shton edhe 500 mijë dollarë për ato 1.1 milionët e zotuar nga SHBA-ja për të përkrahur Kosovën përballë koronavirusit”, ka thënë në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ai ka shtuar se ndihma e SHBA-së është fokusuar në përkrahje të punëtorëve në vijë të parë në betejën me koronavirusin.