Lajme
Hajdari urdhëron bizneset t’i largojnë të gjitha mallrat serbe që nuk janë në përputhje me Kushtetutën
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, sot gjatë ditës, ka nxjerrur urdhëresë për bizneset që operojnë në Kosovë, për t’i larguar të gjitha mallrat serbe që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sipas MEPTINIS, kjo urdhëresë është nxjerrur për zbatim të masës së reciprocitetit të cilën Qeveria Kurti e ka vendosur, në raport me Serbinë.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi menjëherë sot, pas nënshkrimit të ministres Hajdari.