fbpx
Lajme

Vëllai i Rexhep Selimit privatizoi tokë disa herë më lirë se konkurrentët e vetë

Ilaz Selimi, vëllai i deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, në vitin 2006 e ka privatizuar fabrikën e farërave në Klinë në vlerë prej 200 mijë eurove. Selimi ka qenë kryetar i parë i PDK-së dega në Klinë për disa vite. Ndërkohë në vitin 2009 ka privatizuar edhe një hapësirë tokë bujqësore prej 1,938, 747.00 metra katrorë në vlerë prej 102 mijë eurove.

Çështja e privatizimit të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore është bërë temë debati në Kosovë. Për dyshimet rreth këtij procesi, kryesisht në fillime të tij është iniciuar edhe një komision hetimor parlamentar.


Ish-komandantë të UÇK-së, familjarë të tyre, udhëheqës partish, politikanë, kanë paguar shuma të mëdha parash për të privatizuar asete të ndërmarrjeve shoqërore. Lista e shitjeve të ndërmarrjeve shoqërore që Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka publikuar, ka nxjerrë në pah emra të ish-komandantëve dhe shuma të mëdha parash që janë paguar gjatë këtij procesi, shkruan lajmi.net.

Në listën e aseteve të AKP-së gjendet edhe emri i Ilaz Selimi, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=10514127&v=2.1&guid=d4f09f4f557942f4a5996620c2dc7bf75046f74a74364617a66a0558b8cade6b

Në Kosovën e pas luftës, por edhe para saj, Ilazi ka luajtur një rol kyç në proceset politike dhe nacionale.

Përmes metodës me spin off special, në procesin e privatizimit, në vitin 2006 e ka privatizuar fabrikën e farërave, në Klinë, në vlerë prej 200 mijë euro.

Fabrika i përkiste ndërmarrjes shoqërore “Dardania” ose emri i ndërmarrjes së re ka qenë “Sead Factory”. Sipërfaqja e objektit ka qenë 6,170.00 m2. Sipërfaqja e tokës 34, 449.00 m2. Çmimi i blerjes 201 mijë e 999 euro. Fabrika është funksionale dhe sot merret me kultivimin e drithërave.

Ndërkohë në gusht të vitit 2009, Ilaz Selimi, ka privatizuar edhe një hapësirë, tokë bujqësore, prej 1,938, 747.00 metra katrorë në vlerë prej 101 mijë e 999 mijë euro, ose fiks 100 mijë euro më lirë se sa blerja e fabrikës. Toka i përkiste ndërmarrjes “Prodhimtaria Bujqësore Malizhgan” që ishte në fshatin Jashanicë të Klinës.  Çmimi për njësi i privatizimit, sipas raportit të AKP-së, ka qenë 5 euro e 25 cent, ose çmimi për hektar 526 euro e 12 cent.

Gjokë Duhanaj, një qytetarë nga Klina kishte lidhur kontratë me AKP-në me 7 gusht 2009. Kontrata ishte lidhur të njëjtën ditë me Selimin, pasi i përkiste të njëjës ndërmarrje, por toka ishte në fshatin Binxhë, jo në Jashanicë. Ndryshe nga Selimi, Duhani 1 ari e ka blerë për 16 euro e 52 cent, ose 1651 euro e 58 centë një hektar. E gjithë toka e blerë ishte 1, 409, 207.00 m2 e blerë për 232 mijë  e740 euro.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=15060676&v=2.1&guid=d4f09f4f557942f4a5996620c2dc7bf75046f74a74364617a66a0558b8cade6b

Po në fshatin Jashanicë, nga Ndërmarrja shoqërore “Prodhimtaria Bujqësore Malizhgan” kishte blerë tokë edhe NPT “Gllareva”. Kjo blerje i përkiste një vale tjetër të privatizimit, ose kontrata ishte lidhur në vitin 2012. Një ari është blerë për 14 euro e 17 cent, ose 2, 330, 934.00 m2 për 330 mijë e 330 euro.

Malizhgani në dorë të Selimëve

Hise në tokën e Ndërmarrjes “Prodhimtaria Bujqësore Malizhgan” ka edhe familja e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili është djali i axhës së Rexhep Selimit.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=28451078&v=2.1&guid=d4f09f4f557942f4a5996620c2dc7bf75046f74a74364617a66a0558b8cade6b

1, 117, 595 m2 është toka që kompania në pronësi të vëllezërve të Sylejman Selimit “Mirusha” SHPK, e ka privatizuar në vitin 2014 nga ndërmarrja “Prodhimtaria Bujqësore Malizhgan”, në vlerë prej 164 mijë e 580 eurove. Çmimi për një ari, është shitur 14 euro. Po nga kjo ndërmarrje, në vitin 2012 kanë blerë 3,058, 256.00 m2 tokë bujqësore për 390 mijë e 390 euro, ose pak më shumë se 12 euro një ari.

Kompania “Mirusha” e vëllezërve të ish-komandantit të UÇK-së kanë bërë edhe disa prona tjera shoqërore në Klinë.

Nga ndërmarrja “KB Lavra -Drejtoria e vjetër” është privatizuar një ndërtesë administrative bashkë me tokë. Vlera e saj ka qenë 101 mijë e 101 euro.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close