fbpx
Lajme

Albin Kurti: Ne aq shumë e duam popullin sa që ai na e shterr gjithë kapacitetin tonë për dashuri

Jo, ata nuk po them që i mbështesin metodat tona. Por po them se janë të vetëdijshëm që populli ia dha mbështetjen Vetëvendosjes. Do të thotë, ata janë përfaqësi diplomatike këtu.

Me të cilët për një kohë të gjatë nuk keni pasë raporte të mira…

Shiqoni, intelektualisht ne jemi fëmijë të Perëndimit. Mendimin kritik Perendimi na e ka mësuar. Pikërisht shtetet me historinë e tyre prej nga vijnë këta ambasadorë na bëjnë të mendojmë kështu se si mendojmë. Unë nuk besoj se ka progres pa kritikë. Unë nuk besoj se progresi vjen nga konsensusi. Bile konsensusi në jo pak raste ma parafytyron moçalin. Lëvizja është lum që rrjedh. Progresi është lum e nuk është moçal. Pra, progresi vjen përmes kritikës, vetëkritikës edhe kundërthënieve.

Foto: Majlinda Hoxha /K2.0.

Si e definoni ju konsensusin?

Konsensusi është gjithmonë paqe e përkohshme. Konsensusi është emëruesi më i vogël i përbashkët, i cili zbut tensionet duke u frikësuar nga rreziqet paçka se nuk mundëson ecjen para.

A do të ndiheshit se do ta tradhonit votuesin tuaj të majtë nëse do të bënit koalicion me parti të djathta e neoliberale?

Kur kemi biseduar për programet dhe dakordimet programore, unë nuk besoj se [ato] janë devijim nga socialdemokracia. Ato janë tekste të shkruara të cilat mund të gjenden. Sfidat do të ishin në praktikë.

Kënd e shihni të majtë në skenën politike në Kosovë?

Shumica dërmuese e qytetarëve janë të majtë po fole për tema — pa thënë majtas-djathtas, pa thënë konservative, socialiste, demokratike e liberale, pa i dhënë etiketa. Po fole pa etiketa janë të majtë.

Po sugjeroni se lidershipi i partive po i shtyn nga e djathta?

Besoj se lidershipet politike, dhe në anën tjetër [janë] marrëdhëniet e tyre me biznesin, klientelizmi, tendoromania që i shtyn andej.

Pse jeni socialdemokrat dhe pse i nevojitet vendit një model i tillë qeverisjeje?

Unë besoj se tre shtyllat e Bashkimit Evropian janë si vijon. [Shtylla e parë] paqja me antifashizëm, fjalimi i famshëm i Robert Shumanit [ish-ministër i jashtëm i Francës] më 9 maj 1950 që përputhet me ngadhnjimin e anti-fashizmit mbi fazhizmin në Luftën e Dytë Botërore. Jo vetëm paqja por, me anti-fashizëm që është luhatur në Evropë sepse ka filluar të flitet për një paqe pa antifashizëm. E paqja pa antifashizëm është edhe paqe me elemente fashiste. Prandaj është një tolerim i tepruar i ksenofobisë.

TË JESH QYTETAR ËSHTË AKT POLITIK. NUK E SHOH VETEN JASHTË TË QENIT QYTETAR, NUK E SHOH ANGAZHIMIN QYTETAR JASHTË POLITIKËS DHE NUK E SHOH POLITIKËN E ANGAZHUAR JASHTË VETËVENDOSJES.
Shteti i mirëqenies është shtylla e dytë. Ky aspekt vleror është i kuptimtë kur është i shoqëruar me barazinë, drejtësinë dhe solidaritetin mes njerëzve. Pa këto, ajo më nuk është liri por frikë. Ti mund të jesh i lirë edhe në xhungëll por, liria e cila është plot frikë nuk është liri. Dhe shtylla e tretë është ombrella e sigurisë së NATO-së. Unë besoj në të trijat. Jam thellësisht për Bashkim Evropian.

Tema e fundit të cilën do ta diskutoja është e ardhmja e juaj politike. Në një intervistë së fundmi në një medium keni thënë se “tash është shumë vonë të tërhiqem nga politika”. Pyetja është se çka do ta bënte Albin Kurtin të tërhiqej nga politika dhe aktiviteti politik, dhe a mundet Albin Kurti të jetojë pa qenë aktivist politik?

Unë me profesion jam inxhinier i elektroteknikës dhe jam adhurues i matematikës, filozofisë, i artit, i kulturës edhe kam shumë preokupime. Por fati im pashkëputshëm është i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje. Unë Vetëvendosjen e përjetoj si parim e synim kolektiv dhe rrjedhimisht për veten time nuk vetëvendosi. Unë besoj se populli i Kosovës duhet të vetëvendosë, jo Albini.

Por, po flasim këtu për një vendim qe ju takon edhe juve. Pra, pyetja konkrete është se çka do të ju bënte juve të mendoni të tërhiqeshit nga politika?

Kjo është tërësisht çështje e anëtarësisë së Vetëvendosjes dhe e organeve të Vetëvendosjes. A po kupton?

Foto: Majlinda Hoxha /K2.0.

A nuk është çështje individuale po ashtu?

Unë me pantollona ‘slim fit’ nuk jam fare rehat, por nëse shefi i shtabit më thotë duhet të vishesh me xhaketë, me pantollona të kaltëra dhe me këtë kravatë, unë s’kam tjetër përpos t’i bindem.

Kjo kuptohet derisa ushtroni aktivitetin politik. Por unë jam duke ju pyetur për momentumin politik që do të ju bënte të tërhiqeshit nga politika pas gjithë këtyre viteve në politikë?

Mos më keqkupto por nuk je duke më kuptuar. Nuk jam unë ashtu vet. Nuk e mendoj veten vet. Ti je duke menduar qe unë e mendoj veten si Albin. Unë nuk e mendoj. Tash e 12 vjet jam në Lëvizjen Vetëvendosje e më parë me organizime.

A ndiheni i përjetshëm në Vetëvendosje?

Qysh i përjetshëm?

Mendoj, nëse anëtarësia vendos t’ju lërë gjithë jetën në politikë?

Po, është e mundshme. Shumë e mundshme është që tërë jetën do ta kaloj në Vetëvendosje nëpër detyra që m’i ndajnë.

Pra, nëse tash po ju kuptoj drejt, ju po e përjashtoni veten që të vetëvendosni për veten tuaj?

Po, ashtu. Tamam ashtu. Vetëvendosjen nuk e kuptoj individualisht. Domethënia e Vetëvendosjes nuk është ai aspekti individual personal. A din ku jam ashtu vetëvendosës? Jam në shijet e mia, në preferencat kulturoro-artistike të mia dhe në jetën time personale dhe private.

Politikisht, ideologjikisht, njerëzit shpenzojnë dekada jetësore me mbrri në një organizatë autentike, me përputhshmëri intelektuale e shpirtërore e unë kam pasë fatin me e bë këtë më herët. Nuk e shoh vetën jashtë politikës dhe nuk shoh politikë të angazhuar jashtë Vetëvendosjes në Kosovë. Të jesh qytetar është akt politik. Nuk e shoh veten jashtë të qenit qytetar, nuk e shoh angazhimin qytetar jashtë politikës dhe nuk e shoh politikën e angazhuar jashtë Vetëvendosjes.

Sikurse në art edhe në politikë, lëvizjet paraprihen nga një tjetër lëvizje, lëvizjet lindin në kundërshti me një të tillë tashmë të bërë regjim. Para një shekulli Dadaizmi e pat shtruar terrenin për Surrealizmin. Ndërkaq më vonë minimalizmi ishte reagim ndaj ekspresionizmit abstrakt. Te Lëvizja jonë ndodhën të dyja. Vetëvendosje vie nga tradita e lëvizjeve protestuese e kryengritëse shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit 20, të cilat organizonin solidaritet shoqëror e kombëtar për çlirim, demokraci, pavarësi, barazi e drejtësi. Dhe, ajo lindi para më shumë se 12 vjetëve nga kundërshtia me burokracinë autoritare ndërkombëtare dhe servilitetin e korruptuar vendës. Në kuptimin socio-historik dhe jo në atë teknik, politika nuk është art i së mundshmes. Politika është art. Thjesht, art.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close