fbpx
Lajme

Gani Geci: Sherif Konjufca, baba i Glauk Konjufcës është me PDK-në

Gani Geci ka thënë në emisionin “Info Magazine” se Sherif Konjufca është pjesë e PDK-së. Ai këto detaje i ka dhënë gjatë ditës së sotme.

Gani Geci ka qenë i ftuar në një emision televiziv në Klan Kosova për të folur për incidentin në Skënderaj që i ndodhi mbrëmë Albin Kurtit të Vetëvendosjes.

Geci ka lidhur Vetëvendosjen me PDK-në duke thënë se përçojnë frymë të njëjtë politike.

“Albin Kurti s’ka lënë kënd pa e gju me vezë. Kjo është shkollë e të dy palëve [VV-PDK]. A e ke pa naj herë Ibrahim Rugovën a Avdullah Hotin tu e gju me vezë dikë?” – ka thënë z.Geci, përcjell Periskopi.

Ai po ashtu ka akuzuar këto dy parti politike se e kanë fyer në llogarinë e tij në Facebook.

Geci ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close