fbpx
Lajme

Pas akuzave për 1 milion euro uzurpim, Haki Abazi akuzohet se ka vjedhur 800 mijë dollar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, thotë se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi, asnjëherë s’ka folur rreth akuzave se ka vjedhur 800 mijë dollarë të kompanisë “Rockfeller” në Kosovë.

Zeka thotë se për një gjë të tillë Abazi është akuzuar edhe nga një zëvendësministër i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo Edhe:
Rimëkëmbja ekonomike, çfarë masa morën Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova
“Haki Abazi përflitet se ka vjedhur mbi 800 mijë dollarë te Rockfeller ne Kosove?! Kurrë, ama bash kurrë nuk është deklaruar Haki Abazi rreth akuzave publike qe ju kane bere për hajninë e fondeve te Rockfellerit ne Kosove. Për këtë e ka akuzu edhe një zëvendësministër i VV-se”, ka thënë Zeka.

Tutje Zeka ka thënë se flitet që Haki Abazi ka shkaktuar edhe një skandal më të rëndë, gjë për të cilën është përjashtuar edhe nga “Rockfeller” në Kosovë.

“Ajo qe dihet, drejtori per Ballkanin i këtij fondacioni, shqiptaroamerikani F.N, përpos qe e ka akuzuar Haki Abazin, e ka rrahur edhe fizikisht. Ne qarqet ndërkombëtare flitet edhe për një skandal edhe me te rende, për shkak te te cilit është dëbuar Haki Abazi, nga Rochkfeller grupi ne Kosovë”, ka shtuar tutje.

Ish-deputeti thotë se Abazi në partinë e Kurtit ka hyrë me mision për të shkatërruar partinë, dhe thotë se do të jetë vonë kur Kurti ta marrë vesh një gjë të tillë.

“Ky i panjeri ka shkuar ne VV per ta shkaterruar ate. Misioni i tij eshte kryer me shume sukses. Kur do ta kuptoje Albin Kurti, do te jet shume vone…!!!”, ka përfunduar Zeka. /Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close