fbpx
Lajme

Kamishi me pasuri mbi 415 mijë euro, duke përfshirë një shtëpi, tokë dhe lokal

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është përplasur me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje për ҫështjen e Telekomit. Nga deputetët e Vetëvenosjes, Haxhiu është akuzuar se ka të punësuar shumë familjarë në Postë e Telekom.

Por sa është vlera e pasurisë së deputetit dhe profesorit në Departamentin e Fizioterapisë?

Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën mbi 415 mijë euro, duke përfshirë një shtëpi, tokë dhe lokal.

Kamishi ka deklaruar se vozit një veturë Mercedes ML 350 në vlerën 20 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij një veturë Mercedes B 180 në vlerën 13.800 euro.

AI ka deklaruar se mban rreth 11.500 euro të kursyera ndërsa borxhe ndaj bankave 35 mijë euro. Të hyrat vjetore të tij janë afro 43 mijë euro, mirëpo Kamishi ka deklaruar se pagën invalidore e jep si bursa për student.

“Beneficionin invalidor e jap Bursa për student nuk i shfrytëzoj të hyrë për vete.Gjithësejt jap 10 bursa për student nga Beneficioni Invalidor dhe të hyrat e mia në shumën 4080 euro”, shkruan ai në fund të aplikacionit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close