Anëtari i DPC Global: E rrallë që një person me parime dhe integritet të ngjitet në krye
Anëtari i DPC Global, Toby Vogel, ka shkruar pas zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt ku Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 50 % të votave.
Vogel ka thënë se është gjë e rrallë të shohësh që një person mbërrin majat duke qenë person me integritet dhe që u përmbahet parime të tij.
Eksperti i DPC ka thënë se ky rikthim i Kurtit në krye të Qeverisë vjen pas rrëzimit nga Qeveria, siç thotë Vogël, si rezultat i “ një inxhiniering amerikan”
“Është e rrallë që një person me principe dhe integritet të ngjitet në krye. Pasi u rrëzuar nga një manovër e inxhiniering Amerikan vitin e fundit dhe pas një fitore bindëse në sondazhe muajin e fundit, Albin Kurti është betuar për herë të dytë si kryeministër i Kosovës”, ka shkruar Vogel./GazetaExpress/