Deputetët e VV votuan që Kosova ta paguaj rrymën 11 milionë euro për serbët në Veri
Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosje e ka shumicën e anëtarëve të deputetëve votoi sot që shteti i Kosovës të paguaj 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar nga serbët e veriut.
Ky vendim u propozua nga deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja ndërsa kundër ishin deputetët e opozitës.
Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me ccështjen e pagesës së rrymës për Veriun e Kosovës.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.
Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nese ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ja mundësojmë rrugën krimit. Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër.”
Në këtë cështje, deputetët e VV-së përfshirë Mimoza Kusari-Lilën dhe Armend Mujën votuan për pagesën e rrymës së veriut, ndërsa deputetët e opozitës në këtë komision votuan kundër.