BE skeptike edhe për Vetingun edhe për Ligjin për Konfiskimin e pasurisë
Qeveria ka paralajmëruar iniciativën për konfiskimin e pasurisë dhe një Vetting në sistemin e drejtësisë, si i keni parë këto nisma?
Ambasador Tomáš Szunyog: Unë e kuptoj plotësisht objektivin e Qeverisë për një reformë efektive në gjyqësor në mënyrë që të zhvillojë një sistem sa më efikas dhe efektiv. Por, duke pasur parasysh se ekzistojnë disa mekanizma të përshtatshëm, mbase institucionet duhet më tepër të përqendrohen në përdorimin e tyre më të mirë të mundshëm. Në vend se të investojnë në gjetjen e instrumenteve të reja, mënyra më e mirë e mundshme dhe më efektive do të ishte përdorimi efektiv i atyre ekzistuese.
Në këtë drejtim, ne i bëjmë thirrje qeverisë që të tregojë kujdesin e duhur dhe përkatës në marrjen në konsideratë të masave të tilla si rivlerësimi i plotë i personelit të sundimit të ligjit, përkatësisht ‘Vettingun’.
Një masë e tillë duhet të fillohet vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme të mundshme, gjë që nuk është tani në Kosovë.
Me gjithë respektin për iniciativën e qeverisë për konfiskimin civil të pasurive të fituara në mënyrë të padrejtë, ne morëm parasysh koncept dokumentin duke paraqitur një numër opsionesh të reformës, bazuar në të cilën do të hartohet një ligj. Ne shpresojmë të marrim draftin e parë të ligjit dhe ta vlerësojmë atë. Masat e reformës të parashikuara në të duhet të jenë në pajtim me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat themelore të individëve.