fbpx
Lajme

LDK-së objektin ia bleu Bujar Bukoshi para luftës

Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur ende në objektin ku e përfundoi veprimtarinë e tij ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, që ishte themelues i kësaj partie. Zyra për informim e LDK-së nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me selinë. Gazeta ka mësuar nga disa zyrtarë të LDK-së që objekti që gjendet te “Qafa” është pronë e partisë dhe ka sipërfaqe rreth 200 metra katrorë.

“Objekti është blerë para luftës, nuk e di prej kujt, por objekti figuron në emër të LDK-së, jo të ndonjë individi të caktuar. Bile të gjitha faturat e shërbimeve publike vinë në emër të partisë. Me sa di, Bujar Bukoshi në atë kohë kur ka qenë, ishte shitur lokali i vjetër dhe ishte blerë ky”, kanë bërë të ditur zyrtarë të LDK-së. Për këtë çështje gazeta ka kontaktuar me Bukoshin, por ky i fundit mohon se ka dhënë para për blerjen e zyrave të cilat i shfrytëzon Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zyrtarja e Kadastrës së Prishtinës ka thënë se në Kadastrën e Komunës së Prishtinës ky objekt nuk është i regjistruar në emër të askujt. Ndërkaq, në Ndërmarrjen Pronësore Banesore kanë bërë të ditur se ai objekt nuk ka qenë pronë e tyre. /zeri/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close