fbpx
Lajme

EKSKLUZIVE: “Marreveshja po bëhet sipas planit francez; me autonomi në Veri, Zajednicë dhe eksterritorialitet për kishat”

Shkruan: Ish këshilltari i Presidentit Thaçi:

Dokumenti i brendshëm i BE-së, të cilin e kemi publikuar në Demokracia.com, është i saktë dhe origjinal, i konfirmuar nga shumë burime diplomatike në BE dhe Kosovë. Nga sot, pikat e këtij dokumenti po fillojnë të jetësohen në terren.Ardhja e Lajçakut dhe Palmerit është në shërbim të përmbushjes së tij dhe realizimit të të ashtuquajturit “plani francez”.

Takimet po i nisin me presion diplomatik ndaj opozitës për t’i bindur (LDK-ja s’ka nevojë për presion, sepse nuk i mungon gatishmëria) dhe i përfundojnë me Kurtin, i cili tashmë veç është i bindur.“Plani francez” parasheh autonomi në veri, Zajednicën dhe ekstraterritorialitetin e kishave serbe në këmbim të liberalizimit të vizave dhe njohjes së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

Pas Greqisë, Spanja është shteti i radhës që do të lëvizë drejt hapjes së një zyre ndërlidhëse në Prishtinë.Për një marrëveshje të përkohshme, pa njohje nga Serbia dhe pa anëtarësim në OKB, aktualisht është më e interesuara Franca dhe presidenti Macron, që vitin e ardhshëm i presin zgjedhjet më sfiduese elektorale.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close