Lajme
Hashim Thaçi kishte rritur pensionet e invalidëve të luftës nga 84 euro në 361 euro
Hashim Thaçi njihet për rritjen e pagave dhe pensioneve. Pavarësisht se ishte në konflikt me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ai në momentin që i fitoi zgjedhjet e para i rriti pensionet e invalidëve nga 84 euro në 361 euro.
Para pak ditësh Kryeministri Kurti vendosi t’ua ulë shtesat pensionistëve nga 120 në 100 euro, më saktësisht nga 30 në 10 euro.
Pensionistët janë shprehur të pakënaqur me këtë Vendim të Qeverisë Kurti.