fbpx
Lajme

Instituti EPIK: Marrëveshja do të ketë Asociacionin, kishat dhe autonominë e serbëve

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do t’i ketë të përfshira çështjet të cilat janë diskutuar deri tash gjatë procesit të dialogut.

Ai ka thënë se këtu përfshihet ajo e Asociacionit të komunave serbe, kishat serbe dhe autonomia e serbëve në Kosovë.

“Marrëveshja përfundimtare do të ketë elementet jo të SEFTA-s, jo të atyre që u përmenden sot, qoftë këshilli nacional e pikat tjera, por tema që janë diskutuar deri tash në kuadër të dialogut, që do jetë çështja e asociacionit, çështja e eksterritorialitetit të kishave serbe dhe një lloj autonomie në përgjithësi për serbët në Kosovë”, ka thënë Shasha në Deskun e KOHËS.

Shasha ka shtuar se kjo do arrihej në këmbim të njohjes, ose hapjes së shtegut për anëtarësim në NATO.

“Në këmbim për qoftë njohjes, por ndoshta jo të njohjes nga Serbia, por hapjes së shtegut për anëtarësim në NATO, gjë që do ta garantonte SHBA-ja dhe BE-ja, ndërsa Serbia do garantonte mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE, njohja nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, liberalizimin e vizave, etj”.

Garancinë, Shasha tha se do ta japë SHBA-ja, Gjermania dhe Franca.

“Do garantojnë ata që kanë garantuar Marrëveshjen e Prespës, pra SHBA-ja, Gjermania dhe Franca. Këta mund të garantojnë një marrëveshje të tillë”, tha Shasha.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close