fbpx
Rozë

Sëmuret Bebe Rexha, anulon të gjitha koncertet e vitit 2017

Bebe Rexha ditë më parë performoi në koncertin e bendit Linkin Park, i cili u mbajt për nder të të ndjerit Chester Bennington.

Këngëtarja shqiptare gjithashtu ka paralajmëruar disa koncerte anembanë globit, por të cilat është e detyruar t’i anulojë.

Fillimisht, stafi i Rexhës anuloi koncertin e planifikuar në San Diego të Kalifornisë.

Por, duket se Bebe ka probleme më të mëdha shëndetësore dhe është detyruar të anulojë të gjitha koncertet deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Kështu së paku ka pohuar vet këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo bënë të ditur se këto javë i duhet t’i kalojë duke tentuar ta shërojë zërin me ndihmën e doktorit të saj.

Ndryshe, Bebe së fundi ka publikuar këngën “Meant to be”, i cili deri më tani është shikuar rreth 12 milionë herë në YouTube.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close