Lajme
Valon Syla vë bast: S’dal në TV më nëse PDK humb në Drenas
Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka bërë një premtim duke thënë se nuk do të dalë më në televizion, nëse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk i fiton zgjedhjet në Drenas, shkruan Gazeta Metro.
Valon Syla në T7 ka folur për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet në PDK.
Derisa ka folur për këto zgjedhje, Syla ka komentuar atë se a po e humb PDK, komunën e Drenasit.
Ai ka thënë se PDK nuk e humb këtë komunë, pasi edhe kjo komunë është model për qeverisje.
Syla ka vendosur edhe një bast live në TV.
“Nuk dal më në TV nëse PDK e humbë Drenasin”, ka thënë ai. /gazetametro.net