fbpx
Lajme

Qeveria Kurti ua paguan qytetarëve kreditë për dru e turshi

Qeveria e Kosovës ka vendosur që t’ua zgjidh një hall të madh qytetarëve të Kosovës.

Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, të cilën e prezantoi të mërkurën, ministri i financave Hekuran Murati është paraparë që të subvencionohen kreditë konsumuese deri në 3 mijë euro.

Kështu, mendohet të ndihmohen familjet që të mbyllin bilancet e kredit kartelave, të cilat sipas tij kanë interesa shumë të larta, shkruan Gazeta Infokus.

“… pra do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3 mijë euro gjë që do të u mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit kartelave që kanë interesa shumë të larta dhe njëkohësisht ato familje do të mund të përgatitin për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale siç janë blerja e materialeve shkollore për fëmijët, sigurimi i drurëve dhe shpenzimeve të tjera”, ka thënë Murati.

Me këto para sipas tij, qytetarët do të mund të mbulojnë shpenzimet sezonale, të cilat zakonisht përfshijnë blerjen e drurëve për djegie, përgatitjen e turshive e ushqimeve të tjera të konsumit të gjerë, shkruan Gazeta Infokus.

Murati, të mërkurën ka prezantuar alternativat si shteti do të intervenojë me pakon e rimëkëmbjes ekonomike në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Kjo pako është e përfshirë tashmë në buxhetin e rishikuar i cili u miratua ditë më parë në qeveri dhe se shuma e përgjithshme është 420 milionë euro./Gazeta Infokus/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close