fbpx
Lajme

Dardan Molliqaj: Këto janë faktet që tregojnë se Glauk Konjufca ishte në SHIK

Dardan Molliqaj, ka dhënë disa fakte që, sipas tij, e vërtetojnë se Kryetari i Kuvendit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), njofton Klan Kosova.

“Ai është angazhuar në SHIK në vitet 2000-2001 dhe është paguar 150 marka. Rekrutimin e tij e ka bërë Fadil Lepaja”.

“Ai [Glauk Konjufca] ka bërë përpunimin e të dhënave ndërsa arsyeja e largimit të tij ishte paga e ulët”.

“Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë se Glauku ka qenë zyrtar në SHIK”.

“E kam parë se Glauku po heziton të ballafaqohet me të vërtetën. SHIK si organizatë ka kryer veprime kriminale, por nuk besoj se secili njeri që ka shërbyer aty ka kryer veprime të tilla”.

“Por dikush që nuk guxon ta pranojë të kaluarën e vet, ai person edhe është i rrezikshëm, sepse ai person mund të bëj edhe veprime të tjera duke e fshehur të parin”.

“Glauk, nuk të shpëton as Kadri Veseli, as njerëzit tjerë të SHIK-ut, por të shpëton e vërteta. Më mu vjen marre prej teje. Kredibiliteti yt politik ka rënë, sepse në krahët e tu në të majtë e në të djathë ka njerëz që e dinë se ke qenë në SHIK”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close