“Pozhari ishte zëdhënës i Fatmir Limajt, pastaj i Shpend Ahmetit, pastaj i Arben Vitisë”
Sekretari i PSD-së z. Nol Nushi ka reaguar në rrjetin e tij social ndaj analistit pro VV-së z. Xhevdet Pozhari.
Ai ka shkruajtur se;
Pervec qe ka harru qe ka pesu debakel mbreme, analisti i pushtetit e paska harru edhe nje ë!
Pra shkruhet çmontojmë e jo çmontojm!Btw nuk eshte shpifje qe Xhevdeti ka qene zedhenes i Fatmir Limajt, pastaj i Shpendit e pastaj i Arbenit dhe poashtu eshte e vertete qe gruaja e tij u gradua ne Universitet bash ne Qeverine Kurti.
Gruaja e analistit të afërt me VV-në, emërohet në Këshillin Drejtues të Universitetit
***
Punësimet e të afërmve e ato partiake nuk po ndalen as në qeverinë Kurti2.
Emërimet që po behën në shumë institucione të Kosovës nga qeveria e re kanë shpërfaqur avazin e vjetër.
Së fundmi është rehatuar edhe bashkëshortja e Xhevdet Pozharit, i cili ka qenë këshilltar polik i ministrit Arben Vitia në kohën e qeverisjes LVV-LDK.
Emine Abdyli Pozhari është njëra nga tre të emëruarit e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pozitën e anëtare së Këshillit Drejtues të Universitetit Publik në Pejë “Haxhi Zeka”.
Vendimi është marr të mërkurën nga ministrja e MASHT-it, Arberie Nagavci.“Vendim për emërimin e tre anëtarëvetë emëruar nga MASHT në Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Haxhi Zeka”:1 Majlinda Belegu, 2. Emine Abdyli Pozhari, 3 Mersiha Kacmakovic. Vendimi hynë në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e MASHT.