fbpx
Lajme

Presidentja Osmani i nis pushimet në Turqi? Presidenca e mbyllur, ia ruan ‘sekretin’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur pushimet në Turqi.

Kështu të paktën u raportua dje në media, sipas të cilave Osmani që dy ditë përmes Aeroportit të Prishtinës ka shkuar në Turqi për t’i kaluar pushimet, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë çështje ndërkaq presidenca është treguar shumë e mbyllur.

Tentativave të disa-hershme të lajmi.net për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë çështje nuk i është përgjigjur zyra për informim e presidencës.

Ndonëse lajmi.net ka dërguar pyetje edhe në formë të shkruar edhe përmes thirrjeve telefonike, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë teksa një informacion i tillë mbetet i pakonfirmuar, nuk dihet se sa presidentja do të qëndrojë në Turqi për pushime. /Lajmi.net/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close