fbpx
Lajme

“Burimi i problemit të Mitrovicës”, Shyti tregon ekskluzivisht: Ne kemi intervenu në Veri, na ka arrestuar KFOR-i

Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën e Shalës z. Bekim Shyti, i cili ishte plagosur disa herë nga forcat serbe, kishte treguar detaje për problemin e Veriut të Mitrovicës. Ai tregoi tregoi detaje se i kujt është faji dhe e trajtoi këtë temë shumë të diskutuar nga qytetarët e Kosovës. Ai kishte treguar se gjithë problemin e shkaktuan ndërkombëtarët e absolutisht jo vendorët dhe UÇKja.

është interesant, se në atë takim me 16 qershor, kemi mësuar edhe për disa sanksione, që neve na është thanë, nuk e dij a ka pas rast edhe Komandanti i Zonës Rrahman Rama me i thanë ose dikush tjetër, me 16 qershor kur kanë ardhur katër përfaqësues të KFOR-it në fshatin Oshlan në Shtabin e Zonës, ata fare në fund na kanë informuar që rruga e asfaltume Vushtrri-Mitrovicë, Mitrovicë-Mal të Zi dhe Serbi, është e nënvizuar nga ushtria e NATO-s me një vijë të kuqe që asnjë uniformë jashtë NATO-s nuk guxon m’u afru afër kësaj vije në 2 kilometra sepse ne do të shtijmë pa paralajmërim“, tregoi Bekim Shyti.

Ai tregoi më tutje rreth këtij problemi “ne kemi hy si civilë në Mitrovicë, për me mujtë me i tregu KFOR-it që këtu ka pasë ushtarë por për shkak të rrezikut të qytetarëve kanë qenë civilë dhe në fakt të nesërmen jemi vendosur në Tavnik si ushtri edhe pse kemi pas pak probleme me KFOR-in, por përsëri kemi qëndruar aty, përkundër informimit të KFOR-it që nuk guxoni të lëvizni afër rrugës kryesore por ne ishim afër 200 metra larg rrugës“.

Në pyetjen se përse mbeti Mitrovica e ndarë, Bekim Shyti tregon “Mitrovica e ndarë ka mbetur për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ka të bëj asgjë as me UÇK-në e as me shqiptarët. Për shkak të interesave të tyre, ata e dijnë më së miri, apo të zgjatet jeta e ndërkombëtarëve ma shumë në Kosovë, por unë personalisht edhe si Bekim edhe si ushtarak e vlerësoj që për ndarjen e Mitrovicës nuk janë fajtorë shqiptarët dhe UÇK-ja, ndarja e Mitrovicës është marrëveshje e ndërkombëtarëve mes veti. Ne kemi ba tentativa të ndryshme, kush është i Mitrovicës e di se sa herë përshembull ushtarët e UÇK-së kanë intervenu dhe kanë dalë në pjesën Veriore dhe çdo tentativë e çdo nismë e jona ka përfundu me arrestimin e ushtarëve, të keqtrajtum e të trajtum domethanë si kriminelë, derisa shumë bisedime me Jackson e Agim Çëkun e për m’i liru ushtarët sepse ne kemi ushtarë të tjerë që mund të rrebelohen, kështu që lironi ushtarët sepse ata kërkujt keq s’i kanë ba. Çdo tentativë e jona ka përfundu me arrestimin e ushtarëve nga ana e KFOR-it. Unë edhe besoj edhe vlerësoj, në bazë të përvojave të asaj kohe, mund të flasim gjithçka, sepse qytetari sot thot jo faji atje e këtu, po më vjen keq po faji është gjynah të thuhet apo t’i ngelet faji UÇK-së ose një lideri të asaj kohe

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close