fbpx
Lajme

“Qytetari: Ambasadorin e propozuar e kishte dënuar Shqipëria si bashkëpunëtor i UDB-së”

Sipas mediave online të Kosovës, Idriz Zeqiraj është propozuar nga Donika Gërvalla për postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri. Por sipas një qytetari, ambasadori i përfolur ishte bashkëpunëtor i UDB-së pas viteve 1970.

Ja teksti i plotë:

Isa Mulaj

Idriz Zeqiraj është nga fshati Studenicë, komuna e Istogut, përndryshe axha i Kosovë Zeqirajt. Kosova ishte shofer i Fadil Feratit dhe është vrarë në Banjë të Pejës më 10.12.2001 për shkak se ishte udbash i rrezikshëm dhe vrasës. Më 27 janar 2001 Kosova me grupin e tij kishte vrarë në Gjakovë njërin prej ushtarëve më të dalluar të UÇK-së, Mahir Lajçin. Më pas Kosova kishte plagosur një ushtar tjetër nga Shaptej. Vëllai i Kosovës, një tullac, është shofer i Haki Rugovës. Vëllai tjetër i Kosovës, Hakiu, është hajn i votave për UDB-në e cila në rajonin e Pejës më së shumti është e përqendruar në LDK-në e Istogut.

Aktivistët e LDK-së në Istog, sidomos ata të cilët tradicionalisht kanë qenë lojalë dhe të zellshëm ndaj pushtetit të UDB-së, sot kanë thuajse imunitet absolut ndaj ligjit. Asnjë aktivist ose pushtetar i LDK-së me prapavi të UDB-së, pavarësisht krimeve që i bëjnë, kurrë nuk i prekë ligji, sepse pararoje e tyre janë disa prokurorë në Pejë dhe hetues të policisë. Po që se doni, ua siguroj edhe emrat e prokurorëve dhe hetuesve të policisë. Sa për ilustrim apo referencë në fakte, vetëm po ua sqaroj arsyen pse Haki Rugova është nën hetime nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, e jo në Pejë. A e dini pse? Sepse Prokuroria e Pejës nuk e ka për obligim ta hetoj, e Gjykatat e Pejës as ta dënojnë, dikë që është nga LDK, e aq më pak nëse ka “background” të UDB-së. Me Haki Rugovën është bërë tepër. Ka marrë vesh e tërë Kosova dhe diaspora. Duke mos dashur ta prishë miqësinë me Hakiu por duke u gjetur në pozitë të palakmueshme, Prokuoria e Pejës ia kalon lëndën Gjakovës, sepse nuk ka ku të shkoj më me mbrojen e krimeve të Hakiut por t’i marrë përsipër edhe vetë si kryes. Edhe qyrrani e harbuti më i keq i LDK-së nuk llogaritë se ka Prokurori dhe Gykata në Pejë sa herë krimet i bëjnë në emër të partisë politike. Në anën tjetër, edhe qyrrani më i keq i LDK-së e aktivizon Prokurorinë dhe hetuesinë e policisë së Pejës kur të dojë si me sustë. Kam studiuar format e reagimit të njësive speciale të ndryshme nëpër botë, të cilat ju as që keni dëgjuar ndonjëherë për to dhe u duhet të kërkoni menjëherë se çka janë, si për shembull, Leibstandarte, Fallschirmjäger, Einsatzgruppen, Omon, Osnaz, Specnaz, por tek asnjë nuk gjendet ndonjë formë e reagimit si e “strukturës” së Pejës sa herë është në pyetje përkujdesi i tyre ndaj UDB-ashëve të LDK-së. Për këtë më shumë herave tjerave, ndërkaq në këtë artikull po kthehemi pak në histori me një rast UDB-ashi, atë të Idriz Zeqirajt.

Idrizi jeton në Gjermani. Në vitin 1974-5 “iku” në Shqipëri, kishte filluar të studionte, dhe ku UDB bie në kontakt me të. Në vitin 1978-9, një grup i studentëve nga Kosova shkon për vizitë në Shqipëri. Në mesin e atij grupi ishted edhe K##### Rugova, ish-dashnorja e tij, motra e ###### Rugovës, tani gruaja e ##### Hamitit i cili është baxhanak me Sherif Balën ose ish-kryeshefin e UDB-së për Pejën. K#### merr porosi të caktuara nga Sherifi për Idrizin, si dhe një makinë shkrimi të cilën ia dërgon Idrizit. Sigurimi i Shqipërisë i merr vesh të gjitha këto lëvizje dhe fillon survejimin e Idrizit. Fillon Idrizi të shkruaj letra të ndryshme në adresa të individëve dhe të bëjë propagandë se shteti shqiptar nuk po angazhohet për çështjen e Kosovës. Sigurimi i shtetit shqiptar e thërret në bisedë informative. Sigurimi ia tërheq vërejtjen se e di porosinë nga UDB e Pejës, si dhe porositë nga K#####. I thonë Idrizit se po të kishe qenë ti i vendosur për ta vazhduar veprimtarinë, do të qëndroje në Kosovë si shokët tuaj, si Kadri Osmani me shokë të cilët edhe ishin arrestuar në Kosovë, e me të cilët Idrizi kishte bashkëvepruar para se të arratisej. Sigurimi i thotë Idrizit: “Ti je shkolluar këtu, ke kryer fakultet dhe je duke punuar, e për Kosovën nga këtu nuk ke si të ndihmosh, por këtë punë nga këtu e bënë shteti shqiptar, e ti shiko punën tënde dhe ke kujdes se do ta pësosh!” Idrizi nuk bindet edhe vazhdon duke krijuar një grup gjoja për Kosovën. Sigurimit shqiptar nuk i mbeti tjetër pos ta dënoj dhe burgosë si bashkëpunëtor të UDB-së dhe agjent jugosllav. Ai duket se ka mbajtur 8 vite burg. Kështu e sqaron punën e tij Shaban Braha, nëpunës i Sigurimit Shqiptar, i cili ishte i angazhuar në grupin pran Komitetit Qendror të PPSh-së për Kosovë të krijuar më 1970, i cili kishte për detyrë të organizoj dhe mbikëqyrë tërë veprimtarinë lidhur me Kosovën si në Shqipëri, Kosovë, dhe diasporë. Ky grup për punën e vetë rreth Kosovës i ka raportuar drejtpërdrejtë Enver Hoxhës.

Burimi: NSSMWP

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close