fbpx
Lajme

Albin Kurti: Devollët janë shushunja që ta thithin gjakun, ata duhet të digjen me flakë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka quajtur Devollët si shushunja që ta thithin gjakun, madje ka thënë se ata nuk duhet të preken me dorë, por të digjen me flakë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti ka thënë se Telekomi i Kosovës ka shkëputur kontratën me Z-Mobile dhe ka bërë kështu që brenda saj të jetë një shushunjë më pak, por më e madhja që ishte brenda.

Sipas tij Devollët janë njerëz që të thithin gjakun, ata thotë se nuk duhet të preken me dorë por të digjen me flakë, shkruan Gazeta Metro.

Ky reagim i ashpër nga Kurti vjen pas ndërprerjes së kontratës mes Telekomit dhe Z-Mobile.

Postimi i plotë:

Një shushunjë më pak, por më e madhja ishte kjo

Perandorinë e tyre Devollët nuk e kanë ngritur me qumësht e dyshekë. Janë bërë të rëndë (gjysëm miliardi euro thuhet), me telefoninë Z-Mobile që e rropi Telekomin e Kosovës, me monopolin në homologimin e automjeteve, me terminalet doganore pranë depove private të korporatës së tyre etj.

As Z-Mobile nuk ishte e vetmja shushunjë mbi Telekomin e Kosovës. Kontratat e tjera të dëmshme janë aq të shumta në numër e të larta në vlerë saqë Telekomit nuk i shihet dot lëkura nga shushunjat e panumërta parazitore që ia thithin gjakun nga trupi i saj i zbehur. Mirëpo, Z-Mobile ishte shushunja më e madhe. Të tjerat duhen hequr po ashtu. Të gjitha, sa më shpejt.

Njëkohësisht duhet shëruar plaga ku ishte kjo shushunjë duke kthyer te Vala ata 300 mijë numra të rrëmbyer e duke e dërguar lëndën në prokurorinë shtetërore e cila duhet të veprojë pa vonesë.

Shushunjat nuk duhen prekur me dorë kur ngjiten për trupi. Aq më pak duhen tërhequr meqë këputen e pastaj ngelen pjesërisht brenda trupit! Shushunjat hiqen me flakë, duke ua afruar flakën e duke i prekur ca me të, sepse ato nuk i durojnë dot temperaturat e larta dhe bien përdhe. Në rastin e Telekomit të Kosovës kundër Z-Mobile, punëtorët e sindikatës dhe ekspertët profesionistë janë hidrogjeni dhe oksigjeni i flakës kundër shushunjës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close