fbpx
Lajme

Bahtiri e bëri nipin e tij drejtor komunal në Mitrovicë, fillimisht e kishte shofer

2018: Kryetari i Komunës së Mitrovicës shquhet për lëvizje të shpeshta në drejtori, e sidomos brenda kabinetit të tij.

Tash së fundmi, shefin e kabinetit Nehat Bahtirin, e ka emëruar drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, mbiemri i këtij të fundit nuk është rastësor, pasi ai është nip i vetë kryetarit Agim Bahtiri. Nehati është djali i vëllait të kryetarit, dhe ka jetuar deri vonë në Holandë.

E se ka ardhur vonë në Kosovë, vërehet nga CV’ja ‘modeste’ e tij. Në faqen zyrtare të Komunës së Mitrovicës vetëm dy rreshta përshkruajnë shkollimin dhe përvojën e deritani shefit të kabinetit, tani drejtor.

“Ka vijuar shkollimin në institutin e teknologjisë në Irlandë”, shkruan në CV e tij, duke mos u përmenduar asnjë emër zyrtar i institucionit.

“E gjithë përvoja dhe aktiviteti i punës është zhvilluar jashtë Kosovës”, thuhet shkurt në CV, duke mos u saktësuar fare se cilat kanë qenë eksperiencat e tjera të punës.

Sidoqoftë, për Nehat Bahtirin ardhja në këtë post nuk kishte qenë edhe aq e kollajshme. Sapo erdhi në Kosovë ai nuk gëzoi besim aq të madh, pasi punoi vetëm si shofer i kryetarit. Për pak vite, arriti të bëhet shef kabineti e drejtor.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pranuar se ka nepotizëm në komunën që e udhëheq.

Bahitiri sonte ka pranuar se ka të punësuar në pozitë të lartë në Komunë djalin e vëllait të tij, për të cilin ka thënë se e ka kthyer nga Irlanda për ta ndihmuar në punët e Komunës, transmeton Zëri.info

“Prej ardhjës time në vitin 2013, e kam një djalë të vëllaut të cilin e kam kthyer nga Irlanda për mem ndihmu, me pas afër vetit, për arsye se ju e dini shumë mirë si ka qenë Mitrovica në vitin 2013, ai është ne ekzekutiv dhe tjetër nuk kamë të familjes, ai është drejtor i emergjencave”, ka thënë Bahtiri në emisionin DebatPlus

Sipas Bahtirit, askujt nuk duhet të i mohohet e drejta e punësimit në institucione publike, vetëm pse një familjar i tij ka pozitë të lart.

“Askujt nuk duhet me ju mohu e drejta e puënsimit, nëse e ka dikë të familjes në pozitë, sepse ajo i bië diskriminim familjar”, është shprehur i pari i Mitrovicës.

Bahtiri ka shtuar se asnjë person nuk e ka larguar nga puna për arsye politike që kur ka marrë drejtimin e Mitrovicës para 6 viteve./ZËRI/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close