fbpx
Lajme

Foto emocionuese me Andin Hotin: Lufta e la në karrocë, ende kërkon djalin e vet

Lufta e fundit në Kosovë për atë ishte si ferr. Forcat policore dhe ushtarake serbe ia vranë djalin dhjetë vjeçar, ndërsa djali tjetër i tij ende është në listën e personave të zhdukur.

Është ky invalidi në karrocë, Abdullah Berisha, i cili në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, iu ka bashkuar aktiviteteve që po mbahen në Prishtinë, në kërkim të të zhdukurve.

Abdullahun e shoqëron vetëm vajza e tij, pasi gruaja i ka vdekur. Abdullah Berisha kujton edhe kohën e luftës dhe përjetimet e tij.

“Tjetrin e kom në Shtime prej shkaut që mi ka vra 10 vjeç ka qenë, se tetë ditë rresht në stacion kam qenë, plus më ka zënë në Pejë në luftë dhomë krejt qaty mi kanë thy por ymri, shpëtova edhe sot jam. Në Shqipëri kur kam dalë, kur jam kthy prej Shqipërisë diabeti edhe sot ja si jam mbet as s’kam pension, një rrogë të zhdukurit edhe ata e kom kredi krejt se më është dashur se shoqen dy muaj ditë edhe përpara është deshtë me dergu por dy muaj, një muaj në Pejë, një muaj në Prishtinë. Në Prishtinë më ka vdekur nga tumori në mëlçi, është dashur 40-60 euro në ditë pare me ble barna krejt,” ka deklaruar ai.

Berisha shton se për këtë çështje nuk e ka pasur ndihmën e Qeverisë.

“Qeveria nuk më ka ndihmuar kurrë kqyr krye e kom, tetë ditë rresht në stacion, në të parën ditë ma kanë hup mëditjen më jo edhe ajo është afër një fshati afër neve. Askush hiq përpara nuk më ka ndihmu, njëherë e di kryetari i komunës në këtë gjendje kur më ka gjet mi ka qitë, më doket në konto ku e marrë rrogën 100 euro, kurrë më hiq. Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë mi ka pru në shpi dy herë nga 200 euro, më kurrë me thënë diçka me të ndihmu, me pas rrogë. Mos me kon këta mërgimtarët kur po vijnë edhe pa sebepa kur po më shohin. Shembull ma herët njëri mi la 10 euro aty që vinë me të. E tash jam mbet bukën po duhet me ble,” ka thënë ai për KP.

Kujtojmë se 30 Gushti njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close