Jashari: “Pa u bo një orë i kanë shku te shpija, a po ja ndalë gojën qati, a po ja presim gjuhën”
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari njëherësh pjesëtarë i familjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari ka treguar një rast që i kishte ndodhur në ‘Sheshin e Skenderajt”.
Sipas Jasharit duke u shëtitur në shesh një njëri e ndalon, dhe e falënderon se pas gjashtë muajve qeverisje ka arritur të liron lirinë e shprehjes në Skënderaj, pasi në qeverisjen e Lushtakut nëse kanë folur një kritikë, pas një orë i kanë shkuar të shpija persona, dhe e kanë kërcënuar.
“Gjashtë muaj pasi jam bërë shërbëtor i atij vendi, pas orarit të punës dalë në shesh qysh dalë zakonisht, dhe takoi tre njerëz, dhe në bised e sipër njëri më thotë, O Bekim Hamëz Jashari kurgju mos mujsh me bo tjetër send gjatë këtij mandati, veq që arrite pa kalu ende gjashtë muaj, me më bo me shiju tamon lirinë në këtë vend, dhe mu sjell sheshi , i tash çka je tuj folë, pse po ma thua këtë?, po ta thëm Bekim Jashari sepse nëse njërën prej këtyre kafeve e kanë kritiku qeverisjen e kaluar, pa u bo një orë dhe i kanë shku të shpija, kur o dalë nana ja baba i kanë thanë a po ja ndalë gojën qati, a po ja presim gjuhën, dmth mu shpreh lirshëm nuk kanë guxu”, tha Jashari në Prime Time.