fbpx
Lajme

Kamishi: Qeveritarët që ikën u bënë milionerë në pandemi

Haxhiu: Qeveritarët që ikën u bënë milionerë në pandemi
Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike, ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për pandeminë sepse tha se në Qeverinë Kurti, ka pasur vjedhje gjatë pandemisë. Ai ka kritikuar se është bërë manipulime edhe me shifra.

“Qeveritarët kanë vjedhur në pandemi. Ata që ishin në partinë në pushet (VV) liroheshin nga karantina. U bënë milionerë në pandemi. Kontraktuan më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompania e afërt me VV kishte dy punëtorë që u kontraktua, dhe ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata”, tha Haxhiu.

Haxhiu kritikoi Qeverinë Kurti që lejoi ndërhyrjen e sistemit serbë në shëndetësi.

“Është vjedhur prej maskave, dorëzave, paracetamolave, me kontrata të dyfishta e deri në thasë për kufoma”, tha ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close