Syla e tregon një histori interesante: Urani mësonte, ishte nxënës i mirë dhe lexonte shumë
Shkruan: Valon Syla
Une nuk njihem si mbështetês i Uran Ismajlit, për arsye të pozicionit politik dhe disa gjërave të tjera.
Shpesh herë njerëzit e afërt me shefa të mëdhenjë historik si Kadri Veseli, nganjëherë i marrin me vete edhe fajet e shefave të tyre padrejtësisht. Kështu edhe Urani. Diçka edhe gabojnë vet si gjithë na.E kaluara shkon, e Urani e ka një aftësi me falë atë. E mbaj mend si sot, prej klasës së 6 të shkollës fillore. Unë isha 1 vjet ma i vjetër se ai, por një kusheri i jemi dhe shok i tij i mirē na njoftoi. Ai është Ilir Imeri i Bregut të Diellit, sot eshte Shef dhe punon si Shef montazhës në CNN në Atlanta në Amerikë. Ai kishte shumë respekt për Uranin si dost. Urani mësonte ishte nxënës i mirē dhe lexonte shumë, ose ma shumë se ne. Dilte, zakonisht pasi që i kryente detyrat e shkollës, por ato vite ishte pak i trazuar, sepse diku në këtë moshë Uranit i kishte vdekur nëna nga një sëmundje kronike. Por ai megjithatë e përballonte mirë, së paku para neve edhe kur fliste me ne, përmbahej, dhe për ta afruar muhabetin, na tregonte edhe për besimin e tij dhe botën e amshuar e cila reflektonte si fuqi shprese për Uranin dhe i mersha lakmi për këtë fuqi besimi… ishte koncept i sinqertë dhe origjinal.
E donte motrën e madhe shumë, por edhe babain, sepse vërehej se e përmendte ma shpesh se une e Iliri e dostat, dhe simpatia e tij e shtuar për prindin që e mbështeste, sikur donte të ndjellte jetë më të gjatë për të, shëndet, qē ta përjetoj me të dhe antarët tjerë të familjes një jetë në harmoni pa lëndime të tjera. Të gjithë këtë e shprehte me finesë. Kur e kryente shprehjen për dhimbje, dukej sikur deshironte të na thoshte, mirë jam tash, mos tju vje keq prej meje, duke mos dashur të na ngarkoj emocionalisht dhe shpejtë bëhej si një moshatar i zakonshëm me neve, dhe na sfidonte me lojat dhe garat të mahallës të tij.Ka pasë aftësi me i sheru plagēt. Edhe shokët e vet e donin në përgjithësi. Sepse, e ka një aftësi që mos me ta prish. Por aftësia e tij kryesore ishte qē të bënte dost, dyqysh si me lehtësi dhe sa herë e shihëshe, bëheshe dost ma i afërt me tē… Në shkollë të mesme u rritë. U zgjatē dhe u bē ma i gjatë se shumica e gjeneratēs. Gjuhët e huja i mësoj mirē, dhe fliste anglisht me akcent të Kalifornisē… keshtu e takova përsēri në Tiranë, por tash, gjatë luftës. Ishte i njejti djalē vec ma i pjejkur. Me shtohej muhabeti me tē edhe ma shumē. E pyta për shokët më tregoi se Memli, Blerandi dhe dosti jem ma i dashtuni prej shoqrisë sy tyre, Bekim Ramku janë mirë dhe larg rrezikut për jetë. Por nuk e dinte fatin e familjes së tij të ngushtë dhe brengosej.
E mora në ngryk…
Viti 1999… Pas 2 muajve e takova në Prishtinën e lirë me plotë gazetarë. Urani ishte i gëzuar, nuk fliste më për të kaluarën, por ende fliste anglisht shumë më mirë sa disa gazetarë te huaj aty, që mendonin se Urani paka ardhe nga L.A. Kalifornia dhe e ka dost 2Pack’un.Edhe Memli ishte me tē. Punonte si gazetar me media preatigjioze ndërkombëtare. Kishin filluar me marrë qëndrim pro PDK. Mu duk interesant për prishtinali të Xhevdet Dodës… Bregut të Diellit dhe Ulpianës, sepse ishin të rrallë, në atë kohë…Kaluan vite… Dëgjova se Urani me shokët ishin kyqur rrast në fushatën e Fatmir Limajt dhe PDK’së. I kishin tubuar shokët, pothuajse të gjithë ishin bashkuar me ta, përveç Arian Shvabës, i cili ishte dost i tyre, por kishte afinitet pro AAK dhe plane tjera… Kaluan edhe disa vite….PDK i fitoi zgjedhjet 2007. Urani ishte aty perseri, por rrinte duke ndikuar nga prapavija. Nuk dilte përpara në skenë. Memli e Blerandi isuin më frontal.PDK kishte shumë votues. Por edhe grupe interesi, veteranë e oportunista qē gjeneratat e reja aty i shihnin me dyshim, si konkurentē apo thjeshtë si të tepërt që po ua zënë udhën të tjerëve aty.Qëndruan. Nuk u stepën. Madje, Urani u fuqizua. E kishin edhe mbështetjen e shefave aty. Sisomos të Kadrisë dhe u bënē Ministra, shefa të kabibtetit, nënkryetar partie e tjerë… si me Hashimin, ashtu edhe me Kadrinë ishin afër… më afër dhe natyrisht se i merrnin edhe fajet edhe meritat. Dhe kështu për 10 vite.Viti 2017… e pash Uranin si një nga shefat e PDK tashmë… e kishte të vështirë ta shprehte mendimin, por nuk kursye para meje. Foli dhe më habiti.Kishte mendime ndryshe nga PDK, por nuk donte të dilte kundër. Edhe kur nuk pajtohej për vendinet e mëdha si kolaicionet PAN, ose qendrimet në polititikë të jashtme me BE dhe SHBA, por heshte. Zgjidhte lojalitetin para reagimit si lider i ri dhe kjo për ta mos sfiduar partinē, shefin ose unitetin…
Viti 2021 Urani kandidat për Prishtinë, në kohën më të rëndë politike për PDK në Kryeqytet.Unē nuk njihem si një mbështetës i Uranit. Dhe dallimet janë tash të pa rëndësishme. Por kurrë s’kam dyshuar në personin e tij. Aftësinē për menaxhim, organizim dhe ato aftësitë që ja kam identifikuar nga shkolla fillore kur e kam njoftuar, e që ka empati, bashkëndjenjësi, dhe aftësi pēr të krijuar miq me sinqeritet dhe besim. Këshilla jeme si një i njofshëm i vjetër i Uranit dhe njohës i dostave e shoqnisē të tij nga Prishtina, ështē që mos ta harroj empatinë me ata që u rritē dhe ti thirrē, ti mbledhë…Mos ta humb aftësinë qe e ka pasë qysh i ri për shokē që e i ka kriju lehtë.Mos ta humb besimin origjinal, dhe le ti kujtohen të gjithë ata që i ka harruar me faj e pa faj të tij. Edhe ata që janë prekur nga arsyet me te ndryshme, apo janē lenduar nga PDK.Uran Ismajli, nuk ish dashtë me bo gabimin e Veton Surroit, Ilir Dedës, Shpend Ahmetit, Mimoza Kusarit qe e qitën në depresion votuesin urban dhe idenē qe ata që u rritën në Breg të Diellit, në Ulpianë apo Dardani, mos të kenë shpresē politike dhe përfaqësim… dikush nga kjo strukturë do të duhej me ja dalë.Por, keshilla kryesore është me nisē me pajtu e me falë se e di këtë. Edhe e bon mirë besoj.
Me pranu, me përmirësu, edhe aty ku nuk ki faje bash hiq, ose ki llogari të vjetra nga PDK ose kur i ke shkaktu vet, ose miqtë e tu.Përshemull, nisja prej Labit, dostit ton…As ata s’kanë ma shumë arsye me të mbështet se tash… se jeni krejtē shokët në vendimarrje ma me influencē se kurrë . As ti s’ki arsye. Duhesh me ja u shpjegu fije për pej. Me ja u kujtu fundi fundit, që tjetri rron edhe 100 vejt e s’mundet me qenë ma dost me to, se sa me ty.Do shokë të mi se kanë kuptu kurrë këtë. E di që është e vështirë. Por, je në politikë tash.Fat babikë, e suksese…