Shaqir Totaj shkollimin e kreu në SHBA me diplomë të nënshkruar nga Obama, favorit për ta fituar Prizrenin
Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur shkollimit te tij në SHBA.
Ai ka treguar nëse diploma e tij është e nënshkruar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton.
Totaj ka treguar se shkollimi i tij ishte sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe se ka diplomën me firmat e Barack Obamas dhe Hillary Clinton. Në këtë fushë, Totaj është certifikuar edhe si ekspert ndërkombëtar për performancë në administratën tatimore nga FMN-ja në Uashington në vitin 2015.
“Ajo diplomë është në shtëpinë time dhe mund ta shihni kur të doni”, tha Totaj në Express.
Ai në sondazhe është duke dalur mirë dhe gjasat janë shumë të mëdha të ketë ndryshim të pushtetit në Prizren. Ai gjithashtu ishte pjesë e ATK-së dhe njihet për reformat e mëdha në këtë sektor.