Berisha: Albin, të ka marr malli ta rrëzosh qeverinë? Apo s’je mirë prej mendve
Kush po lyp luftë!
Shkruan: Kimete Berisha
Prit e prit që po intervenojnë policia, intervenuan protesuesit! Ku ishin policët dhe çka bënin shqiponjat e Kosovës në ato çaste kur protestuesit serbë i kallën qendrat e regjistrimit të automjeteve në Veri? Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla e turpëruan Kosovën dhe e degraduan në nivelin më të ulët të mundshëm! Tash, kah do t’ia mbajnë! A do të ktheheni në shtëpi, apo do të vazhdoni t’i shikoni serbët kah ua fusin flakën Institucioneve tjera! Shqiptari s’guxon të dal pa maskë në rrugë, kurse në Veri serbi guxon të gjuaj granata para policëve të Kosovës. Njësinë Speciale i shfrytëzon Albin Kurti si spektatorë dhe si truproje të protestuesve serbë!
Është e ndaluar të hedhësh granatë nëse nuk e ke vënë maskën?! Në Prishtinë nuk guxon të protestosh para qeverisë se të shkelin në fyt policia, në Veri natën të kallin serbët dhe ministri Xhelal Sveçla e merr vesh n’sabah! Për t’ia futur flakën dhe për ta ndezur Veriun kanë ditur para Albin Kurtit.
Kanë ditur shumë më mirë. Albin Kurti ka ditur t’i drejtojë armët e tij veç ndaj Institucioneve të Kosovës! Albin Kurti ka kujtuar se paramilitarët serbë janë si deputetët shqiptarë, që ua gjuan gazin lotsjellës hundëve e ata nuk bëjnë zë, veç të lusin ‘aman, mos na gjuaj’! Ironia më e madhe është se protesta është e organizuar nga Lista Serbe, pra nga qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës edhe e kall veriun, edhe e ‘mbron’ veriun!
Kjo është tragjike! E edhe më i rëndë është fakti se Institucionet e Kosovës po digjen nga paramilitarët serbë të cilët marrin rroga nga Albin Kurti, pa punuar! Nga ata të cilëve Albin Kurti ua paguan shpenzimet e rrymës, ua paguan shpenzimet e ujit, dhe mbeturinave. Pra, me paret e shqiptarëve paramilitarët serbë i blejnë shkrepsat dhe granatat për t’i djegur Institucionet e Kosovës! Nuk jeni për këtë punë.
Njeriu i mençur nuk e ndez luftën të terrenin e tij! Sidomos derisa janë duke vazhduar bisedimet. Tek pasi do të shpallej i dështuar dialogu, atëherë ndryshojnë qëndrimet. Përndryshe, tani për tani, askush në botë nuk është në anën e Kosovës dhe të Albin Kurtit. Përveç Vjosa Osmanit! Më lehtë nuk ka sesa të udhëheqësh Kosovën. Veç e pyet Ambasadën Amerikane se ‘çfarë duhet të bëjmë në Veri’, dhe s’ke nevojë të lodhesh fare! E jo të feustrohesh, të veprosh kry’ n’vete! T’ia tregosh vendin Amerikës! Kush po lyp luftë? Pse po lyp e lyp luftën të cilën e di se nuk do ta fitosh? Të ka marr malli ta rrëzosh qeverinë? Apo s’je mirë prej mendve! P.S. Talibanët e Vetëvendosjes janë të vendosur të shajnë, të frikësojnë dhe të kërcënojnë me jetë gazetarët dhe intelektualët shqiptarë.