fbpx
Lajme

Veterani i rrejshëm, Albin Kurti: Duhet pastrim i listave, t’i mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata që s’ishin të tillë

Situata me veteranët e luftës nuk zgjidhet përmes “kërcënimeve e sulmeve jashtë Kuvendit e brenda tij”, sipas kryeministrit Albin Kurti, por me bashkëbiseidm e konstruktivitet. Kështu deklaroi ai të premten, derisa foli për protestën e paralajmëruar nga organizatat e veteranëve për 26 korrik.

Kurti ka deklaruar se Qeveria nuk e ka shfaqur gatishmërinë apo mirënjohjen për falënderim të kategorive të dala nga lufta.

Kryeministri tutje, ka përmendur edhe zgjedhjet, ku sipas tij, ashtu siç ka folur populli më 14 shkurt të vitit 2021, “do të flasë sërish”.

“Në veçanti unë ju bëjë thirrje të gjithëve që këto t’i zgjedhim me gjuhën e fakteve dhe të dialogut, jo me kërcënime apo me sulme jashtë kuvendit apo brenda tij. Nuk ka një Qeveri e Republikës se Kosovës, e cila nuk ka shfaqur gatishmërinë, vullnetin, interesimin, për njohjen e mirënjohjen për falënderimin e pafundmë nga kategoritë e dala nga lufta, por duke mos e braktisur të vërtetën. Duke mos partizuar e politizuar. Qartazi zgjidhja mund të gjendet, nevojitet konstruktivitet, nevojitet bashkëbisedim. Seancat e Kuvendit janë seanca për të përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur me datën 14 shkurt 2021, do të flas sërish në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai, raporton KP.

Edhe për këtë ka folur kryeministri Kurti, pasi sipas tij ka “një lloj tefishimi të veteranëve dhe duhet të mbrohet e vërteta për luftën çlirimtare”.

“Paralelisht me këtë të kemi edhe një spastrim te listave, sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit tonë të lavdishëm të luftës çlirimtare duke konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së. Qartazi kanë qenë edhe më shumë se 60 mijë, shumë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës në luftën çlirimtare, por përafërsisht ka një lloj trefishimi te veteranëve dhe na duhet ta mbrojmë të vërtetën për luftën çlirimtare, por gjithashtu të mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata, të cilët nuk ishin të tillë”, ka deklaruar ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close