Buzhala: Është propagandë e ndytë se në Kosovë që 20 vjet është shkatërruar gjithçka
Shkruan: Berat Buzhala
Cdo gje eshte shkaterru qe 20 vjet…
Disa prej atyre qe kane jetu mire ne Jugosllavi ne vitet e 80’ta e 90’ta jane te paret qe i kane fry propagandes se ndyte qe ne 20 vjet çlirim eshte shkaterru cdo gje.
Pervec qe eshte shkaterru Jugosllavia si krijese pushtuese, cka koka shkaterru tjeter?
Para 20 vjeteve ne Kosove nuk ka pase kurrgjo. Nuk ka pase rruge, nuk ka pase rryme, nuk ka pase sherbim publik te asnje natyre. Para 20 vjeteve ne kemi qene qytetare te rendit te dyte e te trete. Para 20 vjeteve ne na kane vra, na kane burgos, na kane deportu.
Ne kohen e komunizimit valla nuk ka pase korrupsion? Qysh more nuk ka pase? Pushtetaret kane pase banesa, shpija, villa ne Brezovice, pushimore ne deti, kerre etj, djemte e çikat te punesume, nepotizem i skajshem. Kerre Llada e Zastava. Nuk ke mujte me pase tjeter kerr se nuk ka lane Jugosllavia. Kane qene te korruptuar aq sa ka leju Tita, e jo pse keta e kane pase ndonje pengese morale.
Nejse, keta qe kane shku ne pushime ne Budve gjate viteve te 90’ta, qe kane shku ne skijim gjate asaj kohe, keta e nxiten urrejtjen ndaj cdo gjeje qe kishte ndodhur ne Kosove. Edhe pavaresia ka ndodhe ne keto 20 vite. Prandaj, sipas tyre, edhe pavaresia eshte shkaterrim 😆.
Ndreqne tash. Jugosllovenet e kane rroke pushtetin. Çelni fabrikat ne Gjakove. Kthene Trepcen. Shitni rryme krejt Jugosllavise. Kthene edhe UDB’en e OZNA’n.