fbpx
Lajme

Vushtrriasit i digjet stalla, kishte vlerë mbi 23 mijë euro

23.650 euro dëme në ushqime për bageti i ka shkaktuar zjarri. Rasti ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, nga i cili vend vije edhe vetë i dëmtuari.

Për këtë ngjarje kanë njoftuar vetë Policia e Kosovës, të cilët kanë sqaruar se nuk ka të lënduar nga ky rast.

‘Përveç dëmeve materiale që dyshohet se janë në vlerë rreth 23.650 € nuk raportohet për lëndime në njerëz’, kanë thënë Policia, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, ata sqarojnë se për rastin është paraqitur vetë i dëmtuari, e gjithashtu kanë treguar për dëmet që mendohet se i janë shkaktuar.

‘Ankuesi shqiptar ka raportuar se, në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e bagëtive e mbushur me ushqim. Njësitet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje’, thonë tutje Policia.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close