fbpx
Lajme

PDK në Prizren për një vit shpenzoi 882 euro për udhëtime, ndërsa VV e Haskukës 19 mijë e 619 euro

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për keqmenaxhim të buxhetit.

Përmes një komunikate, kjo parti është shprehur se kryetari aktual i kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka bërë më shumë shpenzime sesa ish-kryetari i PDK-së, Ramadan Muja.

“Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet në mënyrë të kontestueshme dhe atë duke kritikuar në mënyrë frontale dhe arrogante çdo gjë pothuajse pa sens të shijes së mirë edhe për gjërat të cilat nuk kanë qenë dashur as të kritikohen. Premtonin hiç më pak se mrrekullira në çdo lëmi të jetës publike, ndërsa ajo që po ndodh në vazhdimësi mund të jetë çdo gjë, por vetëm qeverisje e mirë JO, sepse në çdo lëmi të jetës publike vetëm degradime kemi parë deri tani”, thuhet në këtë komunikatë.

Ata kanë akuzuar Haskukën se ka pasur shpenzime më të larta, duke e krahasuar me Mujën.

“Asokohe kritikohej pothuajse fare pa të drejtë ish-kryetari Muja për shpenzime të Komunës, të cilat krahasuar me shpenzimet që po ndodhin në kohën kur Haskuka po e udhëheq Prizrenin kanë qenë minimale. Si argument themelor për keqmenaxhim të buxhetit janë shpenzimet e ndryshme të rritura tej mase, krahasuar me kohën kur në pushtet ishte PDK-ja”, ka thënë PDK-ja në këtë komunikatë, duke bashkëngjitur një dokument me krahasime të shpenzimeve nga viti 2017 deri më 2020-n, njofton “Zeri.info”.

Image

Sipas tyre, 6.4 milionë euro kanë mbetur jashtë qarkullimit të bizneseve në Prizren.

“6.4 milionë € mbeten jashtë qarkullimit të bizneseve prizrenase. Mbeten mjetet e pashfrytëzuara që kthehen në buxhet qendror dhe mund të ketë pikë negative në lartësinë e buxhetit për vitet në vijim. Qarkullimi i parasë për ekonomi, është si qarkullimi i gjakut për njeriun, prandaj mungesa e mjeteve në qarkullim ka pasoja serioze”, thuhet tutje në komunikatë, transmeton Zeri.info.

Sipas PDK-së, këto shpenzime kanë ardhur si pasojë e disa dukurive negative si “mungesa e vizionit dhe konceptit, mungesa e kapaciteteve menaxhuese, mungesa e programit lidhur me prioritetet qeverisëse, humbja e kohës në tentimin për t’i kurdisur tenderët”. /Zëri

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close