Sondazhi i fundit: 61% e votuesve të Uranit kanë vendosur ta votojnë Përparim Ramën
Dje, në emisionin Debat Plus analistët kanë diskutuar për paraqitjet e dy kandidatëve të kryeqytetit në dy debatet televizive. Sipas z. Vehbi Kajtazi debatin padyshim e ka fituar Përparim Rama dhe rezultati do të përmbyset në favor të tij. Ai ka thënë se nëse nuk ka përmbysje, do të jetë vetëm se garda e vjetër e LDK-së e ka sabotuar z. Përparim Rama.
Poashtu, edhe analistët e tjerë si Visar Ymeri, Dardan Gashi e të tjerët u pajtuan që paraqitja e kandidatit të LDK-së ishte larg më e mirë dhe kjo do të ndikojë edhe në rezultatin final.
Sipas, njohësit të proceseve politike i cili njëkohësisht njihet për analizat e tij politike z. Albert Krasniqi, ai ka përmendur një sondazh ku thuhet se “61% e votuesve të Uran Ismailit, e kanë ndarë mendjen për ta votuar kandidatin e LDK-së z. Përparim Rama”. Ai më tutje ka theksuar se tanimë përmbysja mund të ndodhë.