fbpx
Lajme

Autorët britanikë: Thaçi ishte përndjekur vazhdimisht nga Serbia, njëherë për pak ndodhi një incident në avion

Hashim Thaçi vazhdimisht ishte përndjekur nga Serbia. Personalisht, prokurori serb Vlladimir Vukqeviq ka treguar se ka përgatitur mbi 400 dëshmitarë për të dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Predrag Dediq, Dragica Bozhaniq, Nebojsha Radosheviq, Dragan Ivaniseviç dhe një dëshmitar i nacionalitetit serb ka dëshmuar me masa mbrojtëse”, këta janë emrat e disa dëshmitarëve serbë që kanë dëshmuar hapur kundër krerëve të UÇK-së. Në mesin e tyre ka edhe ish ushtar serb që kanë dhënë dëshminë kundër personaliteteve që ishin në ballë të luftës çlirimtare.

Në librin e dy autorëve prestigjiozë britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger, tregohet se sa fletarreste kishte Hashim Thaçi nga Serbia.

“Shtatë udhra arresti ishin lëshuar për kosovarin (Hashim Thaçin) që prej 1993-shit. Pjesëmarrës në organizatë të jashtëligjhme, përmbysje të regjimit. Në 1997, ai u dënua në mungesë nga një gjykatë serbe. Mbas pavarësisë në 2008, një tjetër akuzë iu shtua dosjes – shkelje e rendit kushtetues të Serbisë,” tregojnë dy autorët britanikë.

Më pas, vetë Hashim Thaçi kishte treguar se si ishte duke ndodhur një incident ndërkombëtar, pasi gjatë një udhëtimi, avioni për shkak të mjegullës duhej të ulej në Beograd.

“Kujtoj që në një fluturim për Kosovë nga Vjena, asistentja e fluturimit njoftoi se, për shkak të mjegullës së dendur në Prishtinë, do të na duhet ta devijojmë avionin për në Beograd ose Shkup, kujton Thaçi. “E thirra dhe i thashë: “Ju ndoshta nuk keni mjaftueshëm karburant, por do të ishte mirë të mos uleshim në Beograd, përndryshe do të ndodhë incident ndërkombëtar.” Piloti gjeti një vend tjetër për t’u ulur,”. Edhe ky ishte një moment i sikletshëm. Deri sa Thaçi u bë President, punonjësit serbë të doganave kishin foton e tij në listën e personave që duhej t’i nënshtroheshin kontrollit të imtësishëm,” rrëfejnë dy gazetarët e njohur britanikë në librin e tyre.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close